Tiranë, ligji antiduhan, janari mbyllet me 6300000 lekë gjoba

Vlera totale e gjobave të vëna deri tani nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Qarku Tiranë, për mbrojtjen e shëndetit nga duhani është 6 300 000 lekë.

duhan lenieNë një njoftim për shtyp ISHSH-ja bën të ditur se gjatë muajit janar 2015, në qarkun e Tiranës janë kryer në total 1200 inspektime dhe janë marrë masa administrative për 21 subjekte private.

Për zbatimin e ligjit antiduhan, ditën e enjte kreu i Inspektoriatit Shtetëtor Shëndetësor, Eltar Deda, shkoi edhe në Lushnjë ku ndoqi nga afër inspektimin, në të cilin u morën masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja/secila për 2 (dy) lokale ku nuk zbatohej ligji në fjalë.

Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor do të vazhdojë inspektimet edhe në fusha të tjera të shëndetit publik ndihmuar nga fillimi i funksionimit të strukturave të ISHSH në qarqe nga data 1 janar 2015.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim