Tjetër fatkeqësi për mjekësinë shqiptare, ndahet nga jeta Dr. Arqile Gjikondi

Tjetër lajm i trishtë për mjekësinë shqiptare. Pas ndarjes nga jeta të profesor Thoma Kristos, bluzat e bardha në vend humbin një tjetër mjek të shquar.

Bëhet fjalë për mjekun nefrolog-internist, Arqile Gjikondi.

Doktor Arqileja është i njohur për mijëra pacientë, studentë, por edhe për median e shkuar e vizive për intervistat e tij të shumta.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kolegu i tij, Dr.Tritan Kalo.

Postimi i Dr.Tritan Kalos:

Të qoftë i lehtë dheu Dr. Alqi Gjikondi….Në momentet e fotos sonë të fundit të bërë disa javë më parë te “Fresku”, unë KURRË nuk e mendoja se vjen kjo ditë, dhe ti do të largohesh prej nesh fizikisht, kolegu dhe miku ynë i shtrenjtë…..Kemi nisur së bashku një rrugëtim shumë të gjatë prej 1 Shtatorit 1976 në bangat e Fakultetit të Mjeksisë dhe pas Diplomimit në 30 Qershor 1982, duke ecur me përkushtim, profesionalizëm dhe mirëdashje pa anë nëpër labirinthet e përkujdesit shëndetsor ndaj popullit, rrugëtim që do dëshiroja ta vijonim së bashku edhe më tej….. Dr. ALQI GJIKONDI, kurdoherë ishe, je dhe do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona, i urti, i mençuri, i qeshuri, gojëmjalti, bashkëshorti e prindi shembullor, mjeku pasionant e miku ynë i shtrenjtë…..R.I.P.!!!

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik