Toksikologu: Ushqimet me pesticide shkaktojnë helmime deri në kancer

Shëndeti i shqiptarëve po vihen në rrezik të vazhdueshëm, pasi shumë ushqime që konsumojmë nuk janë të sigurta. Prej dy muajsh vetë AKU-ja ka bërë me dije se në treg ka patur, mish me salmonele, mandarina dhe luleshtrydhe me pesticide, disa me nivele të larta, e të tjera me pesticide të ndaluara për përdorim.

Konsumimi i këtyre produkteve të kontaminuara, sipas mjekëve toksikolog ka pasoja në shëndet.

“Dëmtimet afatshkurtra janë helmimet dhe këto ndodhin kur kemi sasi të mëdha të përdorur të këtyre pesticideve, ndërsa dëmtimet afat gjata, më shqetësuese dhe alarmante janë veprimet e tyre kancerogjene…”– tha toksikologu Alert Drishti për Euronews.

Vitet e fundit është parë se sëmundjet tumorale kanë ardhur në rritje në vendin tonë. ekspertët e shëndetësisë kanë akuzuar si një nga shkaktarët e shtimit të rasteve edhe mënyrën e të ushqyerit dhe jetën sedentare.

Postime të ngjashme

Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë