Trajtimi i kisteve në vezore

Kozeta Mustafaraj, mjeke obstetër-gjinekologe

Trajtimi varet nga mosha, tipi, përmasat e kistit dhe sipmtomat shoqëruese të tij:

Pritja e kujdesshme, në shumë raste mund të pritet dhe të rishihet kisti pas disa muaj nëse është i pranishëm apo jo, nëse nuk kistet ne vezoreka simptoma dhe në ekografi shihet një kist i vogël me lëng.
Përdorimi i kontraceptivëve oralë për të ulur shancin që kiste të rinj të zhvillohen në ciklet menstruale pasardhës, duke ulur shumë dhe shanset për kancer të vezores.

Ndërhyrjet kirurgjikale bëhen në rast se kisti është i madh, nëse persiston (qëndron) mbi 3 cikle dhe nëse japin dhimbje apo simptoma të tjera. Një pjesë e kisteve mund të hiqen pa hequr vezoren dhe procedura quhet cistektomi. Në disa raste mund të hiqet bashke me kistin edhe vezorja dhe procedura quhet oforektomi. Ndërhyrja mund të bëhet me rrugë abdominale, të hapur apo me laparoskopi ose me rrugë transvaginale.
Por nëse masa kistike është kanceroze mund të nevojitet heqja e mitrës së bashku me vezoret. 

Parandalimi

Megjithëse nuk ka një mënyre të përcaktuar për të parandaluar rritjen e kisteve, ajo çka ndihmon në vendosjen e hershme të diagnozës është kryerja e ekzaminimeve pelvike të rregullta, si dhe kujdesi në shfaqjen e simptomave karakteristike.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale