Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se janë vazhdimisht të uritur, kështu që konsumojnë vakte të shpeshta dhe jo aq të shëndetshme.
Në fakt, të gjithë ne mund ta kemi përjetuar ndjenjën e urisë edhe pak kohë pas një vakti.
Por pse mund të ndodhë kjo? Ja tre arsye të mundshme sipas ekspertëve…
Mungesa e gjumit
E vërteta është se për shumë njerëz, mungesa e gjumit mund të çojë në rritje të urisë sepse hormonet natyrore të trupit çrregullohen. Si rezultat, ata mund të ndihen papritur të pafuqishëm për t’i rezistuar ushqimeve të shijshme dhe kështu të rezultojnë në shtim në peshë.
Marrje e pamjaftueshme e ujit
Uji është një nga mjetet kryesore për të frenuar oreksin tuaj pasi shkakton ngopje. Sipas hulumtimeve, gratë që konsumuan gjysmë litri ujë 30 minuta para ngrënies, pas tetë javësh, ulën oreksin e tyre dhe humbën peshë.
Marrje e lartë e sheqerit
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e tepërt e sheqerit duket se rrit oreksin, pikërisht sepse shkakton prodhim më të madh të ghrelinës. Prandaj, ndërsa marrja e sheqerit zvogëlohet, zvogëlohet edhe dëshira e vazhdueshme për të ngrënë.
