Tritan Kalo: Na dëgjoni, na besoni, na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid-19

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, mjeku infeksionist, Tritan Kalo është shprehur se tashmë COVID-19 është në stadin e një epidemie, gjë që në të njëjtën kohë na bën të jemi më në alarm rreth mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë, por edhe më të qetësuar mendërisht sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë betejë për jetën.

Ai bën thirrje që vetëndërgjegjësimi për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid-19, mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare.

Postimi i plotë:

MASË EPIDEMIOLOGJIKE e sugjeruar OBSH-së më 28 Shkurt, e cila më së fundmi u përcaktua si e tillë.

Covid-19 tashmë është në stadin e PANDEMICITETIT të saj, diçka që na bën të jemi më ALERT në mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë. Përcaktimi i situatës epidemiologjike si një PANDEMI edhe na “relakson njëkohësisht mendërisht”, sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë BETEJË për jetën, dhe se kjo e keqe tashmë MUND e DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, si dhe të ardhmërisë së vetë njerëzimit.

”TRIMI i mirë me shokë shumë” – shprehet populli ynë. EKSPERIENCAT e fituara tashmë nga beteja me Covid-19 në Kinë, në Kore, në Iran, në Itali e gjetkë, na shërbejnë edhe NE si shembuj për atë çfarë mund dhe duhet bërë më mirë, si dhe të “korigjojmë shënjestrën” e objektivave tona. VETNDËRGJEGJËSIMI për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid-19, mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare.

Na dëgjoni, na besoni, na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid-19, dhe të gjithë së bashku me siguri që do ta mposhtim atë. JEMI për ju në vijën e parë të luftës ndaj sëmundjes Covid-19 për TRIUMFIN e JETËS!!!

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës