Truri femrave apo i meshkujve? Ja cili është më aktiv

Sipas një hulumtimi të fundit, truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë regjione sesa truri i meshkujve.

Këto hulumtime ndoshta mund të ndihmojnë edhe në shpjegimin e faktit se përse shumë femra janë më të prira të vuajnë nga ankthi, depresioni, pagjumësia dhe çrregullimet e ushqimit.

Studimi është kryer nga shkencëtarët e klinikës ‘Amen’ në Kaliforni, ku janë krahasuar 46,000 skanime të trurit nga nëntë klinika dhe kanë analizuar dallimet mes trurit të mashkullit dhe të femrës.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se femrat janë më të prira të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit, me depresion, çrregullime të ankthit, etj.

Përveç këtyre, studimi i cili ishte publikuar edhe në revistën ‘Journal of Alzheimer’s Disease’, ka zbuluar se truri i femrave është dukshëm më aktiv në shumë zona sesa ai i meshkujve, e posaçërisht në korteksin parafrontal i cili përfshihet në përqendrim, kontroll impulsiv, etj.

Femrat gjithashtu kanë qarkullim më të madh të gjakut në korteksin parafrontal, gjë e cila mund ta shpjegojë faktin se përse femrat kanë tendenca të jenë më të forta në aspektet e mëshirës, intuitës apo bashkëpunimit./BBC

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?