Kryefaqja Box 3 Tumoret e trurit dhe simptomat

Tumoret e trurit dhe simptomat

0
Shpërndaje

Tumoret e trurit janë më të rralla në krahasim me tumoret e tjera. Në shumë raste nuk dihet as shkaku i tyre. Ai mund të vihet re tek paçientë të çdo moshe por më së shumti në grupmoshat e avancuara, sikundër shumiça e tumoreve të tjera. Në 100 raste tumoresh truri, 5 prej tyre janë të lidhur me natyrën gjenetike. Nëse prindi juaj, vëlli apo motra janë diagnostikuar me tumor të sistemit nervor, ju jeni dyfish i rrezikuar nga tumoret e trurit në krahasim me njerëzit e tjerë.

Njerëzit me sistem imunitar të dobët janë gjithashtu më të rrezikuar. Rreziku i vetëm që ne njohim në mjedisin tonë është ekspozimi ndaj rrezatimit. Disa lloje të tumorëve të trurit janë më të zakonshëm tek njerëz që kanë marrë radioterapi të zonës të kokës në të kaluarën.

Diferencat truri mashkull femerCilat janë simptomat e tumorit në tru?

Simptomat më të zakonshme të tumoreve të trurit janë: dhimbja e kokës dhe krizat. Megjithatë mos harroni se ka edhe shumë simptoma të tjera të ngjashme me këto të dyja. Krizat mund të nisin papritur tek duart, krahët ose tek këmbët. Gjithashtu mund të ndikojnë në të gjithë trupin.

Një tumor në rritje mund të shkaktojë shtypje në brendësi të kafkës. Në këtë rast mund të ndodhë që ju të ndjeni presonin intrakranial. Kjo gjendje me dhembje koke mund të shkaktojë të përziera stomaku dhe marrje mendsh. Ajo gjithashtu mund të krijojë kriza epileptike dhe probleme me shikimin. Një tumor truri vë nën presion (shtyp) të gjitha indet përreth trurit.

Tumori krijon efekte rreth vendndodhjes dhe shkakton dhembje në pjesën e trupit që kontrollohet nga ajo zonë. Për këtë arsye, tumorët e trurit për shkak të vendndodhjes shkaktojnë simptoma të ndryshme. Simptomat fizike mund të shkaktojnë probleme në pjesë të ndryshme të trupit, si dobësi apo mpirje. Tumorët e trurit shkaktojnë ndryshime të personalitetit, të të menduarit, të kujtesës apo të përqendrimit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here