U shpall fitues i konkursit, mjekët e Shkodrës shpallin “NON GRATA” drejtorin e ri të spitalit

Komisioni Mjekësor i Spitalit të Shkodrës ka dyshime mbi mënyrën e përzgjedhjes së Vilson Masmalajt për të drejtuar institucionin. Ky  komision ka hartuar një kërkesë me shkrim me të cilën i është drejtuar zv.ministres Senida Mesi, ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliut, ministrit Bushati dhe Deputetevë të Shkodrës.

Në shkresën e siguruar nga Pro Pacientit stafi mjekësor ngre dyshime mbi konkurrimin për drejtues spitali. Sipas mjekëve, klasifikimi nuk është bërë në bazë të kritereve të shpallura më parë.

“Fakti që pas konkursit u deshën 3 javë për të sjellë këtë produkt tek ne, e kompromenton të gjithë procesin dhe vë në dyshim faktin se përzgjedhja nuk është kryer sipas kritereve të lancuara në fillim nga komisioni i krijuar për këtë qëllim, por sipas oreksit politik, gjë që në fakt nuk përbën asnjë risi për ne, por thjesht vijueshmërinë e përzgjedhjes se drejtuesve mbi bazën e ndershmërisë politike jo meritokracisë”, shkruhet ndër të tjera në shkresën e hartuar nga komisioni.

Për këto dyshime, stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, nëpërmjet shkresës, kërkon shpjegime mbi mënyrën e përzgjedhjes së titullarit.

“Kërkojmë nga ministria që të na bëjë të ditur si ka ardhur në vendimin e përzgjedhjes së titullarit të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Kërkojmë nga ministria të na informojë mbi çfarë baze është bërë klasifikimi i kandidatëve dhe pse është dashur një kohë kaq e gjatë për të ardhur në këtë vendimarrje”, thuhet në kërkesën me shkrim.

Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli Vilson Masmalajn fitues të konkursit për drejtues të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Kjo ka ngjallur polemika të shumta tek stafi mjekësor dhe opinioni publik.

Vilson Masmalaj është ish-kandidat për deputet i partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-s. Ai nuk bën pjesë në fushën e mjekësisë, por në konkurs sipas ministrisë, la pas mjekët Senad Halluni dhe ish-drejtorin e spitalit Përparim Çelën. Drejtori i zgjedhur Masmalaj administron një kompleks blegtoral në Shkodër, ndërsa nga viti 2014-2016 ka punuar në Departamentin e Financës tek FSDKSH./ Pro Pacientit

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike