Ulen aksidentet rrugore në janar

Janari i këtij viti ka shënuar më pak aksidente rrugore, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën në to ka rënë lehtë.

Sipas INSTAT, në muajin Janar 2020 numërohen 93 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin Janar 2019, duke u ulur me 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Janar 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 122 persona nga 153 që ishte në Janar 2019, duke u ulur me 20,3 %.

Në muajin Janar 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 15 persona të vdekur në Janar 2019.

Në muajin Janar 2020, aksidentet rrugore, në 79,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-moshat 25–34 vjeç dhe 45-59 vjeç, ku të dyja grup-moshat zënë nga 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në grup-moshën 25-34 vjeç janë ulur me 20,0 %, ndërsa në grup-moshën 45-59 vjeç janë rritur me 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Monitor

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Fruthi i merr jetën fëmijës në New York, viktima e parë në 30 vite
ADHD te fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit? - Podcast me terapisten neurozhvillimore Emi Shehi
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?