Ulja e kolesterolit të keq, tre hapa të thjeshtë

Ka mënyra të ndryshme për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak, i lidhur direkt me sëmundjet e zemrës. Kështu, mund të humbisni në kolesterolipeshë, duke qenë më aktivë dhe duke zgjedhur ushqime të shëndetshme. Ja disa hapa të thjeshtë për ushqyerje të shëndetshme dhe me pak kolesterol.

Zgjidhni yndyrna të shëndetshme: shmangni yndyrnat e ngopura, të cilat rrisin nivelet e kolesterolit të keq (LDL). Në vend të tyre zgjidhni yndyrnat e pangopura që janë të shëndetshme dhe që gjenden në ushqime si: peshku, arrat, lajthitë dhe vajrat vegjetalë.

Përdorni drithërat integrale: buka e grurit, makaronat dhe drithërat integrale ndihmojnë në parandalimin e rritjes së sheqerit në gjak dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë. Këto ushqime përmbajnë fibra, të cilat ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL).

Bëni zgjedhje të zgjuara: hani më shumë fruta dhe perime. Idealja do të ishte që të përdornit frutat e perimet në vend të ushqimeve të përpunuara dhe ëmbëlsirave. Zgjidhni qumësht pa yndyrë. Edhe kosi duhet të jetë me pak yndyrë.

Nëse ndryshimet në ushqimin tuaj nuk çojnë në uljen e kolesterolit, atëherë është mirë të konsultoheni me mjekun që t’ju japë ilaçet e duhura për ju, për uljen e kolesterolit./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe