UMSH kundërshton masat e marra ndaj mjekëve: Dëmtojnë besimin e pacientëve ndaj bluzave të bardha

Pas arrestimit të dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni” për rastin e vdekjes së 35-vjeçares dhe foshnjes së saj, ka ardhur reagimi i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë, i cili kundërshton vendimin e Prokurorisë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë deklaron se është “kundër qëndrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi te organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste.umsh

Sipas UMSH-së, këto masa nuk kanë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësor, por dëmtojnë besimin e pacientëve ndaj bluzave të bardha.

Lexoni deklaratën e plotë nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë mbi ndodhinë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
U.M.SH. ka ndjekur me vëmendje rastin e rëndë të ndodhur në këtë maternitet. Para se gjithash në shprehim dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet familjarëve për këtë humbje.
U.M.S.H nuk merr përsipër të jap para kohe përfundimet mbi rastin në fjalë, të shkaktuar nga një patologji e rëndë e rrallë dhe e vështirë. Në pritje të konkluzioneve të sakta dhe shkencore, për të cilat po punohet dhe ne jemi seriozisht të interesuar për to, e shohim të domosdoshëm të shprehim qëndrimin tonë, ashtu siç kemi vepruar edhe herë të tjera në të tilla raste. Ne jemi kategorikisht kundër qëndrimeve dhe masave të parakohshme, emocionale dhe ekstreme që çojnë në arrestimin e mjekëve pa u provuar dhe argumentuar fajësia e tyre, pa u sqaruar nëse kemi të bëjmë me mjekim të pakujdesshëm (neglizhencë), gabim mjekësor apo mangësi te organizimit dhe bashkërendimit institucional dhe ndërinstitucional që nevojitet në të tilla raste. Masat ekstreme dhe të nxituara nuk kanë asnjë efekt dobiprurës në përmirësimin e shërbimit shëndetësorë, por përkundrazi thellojnë krizën e besimit të publikut ndaj bluzave të bardha dhe sistemit shëndetësor në tërësi.
U.M.SH. është i angazhuar në ndjekjen dhe analizimin profesional dhe shkencor, hap pas hapi të kësaj ngjarjeje dhe nxjerrjen e konkluzioneve të sakta në drejtimet e theksuara me sipër./ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak