Urdhri i dytë i AKU-së: Çokollatat nuk duhet të hiqen nga tregu, janë prodhuar në Poloni dhe jo në Holandë

Snickers

Pas afatit 24 orë të lënë distributorëve për tërheqjen e çokollatave “Mars” dhe “Snickers” nga tregu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vjen me një urdhër të dytë pas inspektimit në terren, sipas të cilit çokollatat që shiten në Shqipëri prodhohen në Poloni dhe nuk kanë lidhje me ato të Holandës. Sipas Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, produktet në fjalë nuk kanë lidhje me çokollatat e rezultuara me probleme në Holandë me datën e skandencës 19.06.2016 deri më 08.01.2017.

AKU

Kjo është vërtetuar edhe nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende janë të prodhuara në Poloni dhe jo Holandë.

shkrese

Në një deklaratë të dhënë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z. Isuf Shehu, tha se janë kryer të gjitha verifikimet pranë kompanisë distributor, si dhe në të gjithë magazinat tregtuese dhe rezultoi që nuk kishte asnjë lloj sasie të asaj që mediat ndërkombëtare kanë transmetuar.

Isuf Shehu

Deklarata e plotë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka vlerësuar maksimalisht lajmet e mediave ndërkombëtare e më pas edhe atyre shqiptare, duke marrë masa të menjëhershme në lidhje me tri markat e çokollatave, Snickers, Mars, Milky Way, të prodhuara në Holandë.

Megjithëse u nxor një urdhër për bllokimin e të gjitha çokollatave të këtyre markave që kishin datën e skandencës 19.06.2016, deri më 08.01.2017, situata ndryshoi pas verifikimeve konkrete në terren dhe pranë kompanisë, distributor zyrtar i këtyre produkteve, duke bërë që të dalë një urdhër tjetër pune, i cili rrëzonte të parin. Dhe, brenda 4 orëve, nga ora 08.00 deri në orën 12.00, u bë verifikimi në terren, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, si dhe pranë kompanitë importuese të këtyre produkteve në Shqipëri.

Nga verifikimet e bëra prej Inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU -së në Tiranë, pranë kompanisë distributore “Interbrands”, rezultoi se, të tri produktet në fjalë, nuk kanë lidhje me çokollatat e rezultuara me probleme në Holandë, pasi Snickers, Mars, Milky Way që importohen në Shqipëri nga kjo kompani, prodhohen në Poloni, si dhe u verifikuan lotet si dhe elementët tjerë. Kjo është vërtetuar nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende, janë të prodhuara në Poloni dhe jo Holandë.

Në një dalje për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z. Isuf Shehu, deklaroi se, “në momentin që ne po bëjmë këtë deklaratë për shtyp, ne kryem verifikimet e duhura, pranë distributorit kryesor dhe AKU e Tiranë bëri verifikimet, bëri kontrollet pranë magazinave të distributorit dhe rezultoi, që nuk kishte asnjë lloj sasie, të asaj që mediat ndërkombëtare kanë diskutuar apo kanë përhapur si lajm”.

Pas verifikimit të situatës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, Z. Shehu, nisi verifikimi i situatës në terren, në të gjithë vendin, pasi produkte të tilla, të prodhuara në Holandë dhe të importuara nga kompani të ndryshme në Shqipëri, nëpërmjet rrjetit të tyre, mund të ketë. Dhe rezultati i parë ishte në Tiranë, ku në një treg u gjet një sasi e vogël çokollatash të markave të lartpërmendura, të prodhuara në Holandë. Menjëherë u bë bllokimi i tyre dhe AKU po ndjek sistemin e gjurmueshmërisë për të gjetur importuesin.

Ndërkaq, kompania që ka në pronësi rrjetin e marketeve “Conad” në Shqipëri, ditën e mërkurë ka bërë në mënyrë vullnetare tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, pasi ishin prodhuar në Holandë dhe tregtuesi shqiptar është njoftuar nga kompania amë.

Sistemi RASFF (Rapit Alert System Food and Feet) është një sistem informimi i krijuar nga vendet anëtare të BE për shkëmbimin e informacionit në lidhje me produktet ushqimore që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve gjatë tregtimit të produkteve  në këto vende. Me krijimin e Autoritetit Kombetar të Ushqimit në vitin 2010, u vendos dhe pika e kontaktit për Shqipërinë në këtë sistem. Ky sistem na njofton me rastet kur në Shqipëri janë importuar produkte ushqimore me rrezik për konsumatorin. RASFF na njofton dhe me rastet kur Shqipëria eksporton produkte ushqimore që paraqesin rrezik për konsumatorin. Në lidhje me rastin: Përmbajtje plastike në produktin çokollate (Snickers, Mars, Milky Way), të  informuar nga media ndërkombëtare dhe kombëtare Ju informojmë se: Nuk kemi njoftim zyrtar nga sistemi RASFF për rastin në fjalë.

Megjithatë, duke garantuar sigurinë e konsumatorit, pas verifikimeve e masa të para, puna e AKU do të vazhdojë në terren, duke mos lejuar asnjë rast abuzimi./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?