Urdhri i Infermierit: Ministria tejkaloi kompetencat, s’ka të drejtë të pezullojë infermieret

Presidenti i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë organizoi sot një konferencë për shtyp për t’i kërkuar shoqërisë, shtetit dhe medias t’i jepet fund dhunës ndaj bluzave të bardha. Vetëm për dy ditët e fundit QSUT-ja e Tiranës është goditur nga dy infermiere“skandale” ku në qendër kanë qënë bluzat e bardha. Rastin e videos së bërë në Pediatri, Sabri Skënderi e sheh si një lojë të sajuar dhe të stisur nga njerëz të papërgjegjshëm.

“Ai e kishte vetë 200-lekëshin, ia futi vetë në xhep dhe e nxori sikur e kishte ajo. Ndërkohë që ajo është një mjeke e nderuar, për të cilën janë ngritur në këmbë të gjithë bluzat e bardha. Pa u verifikuar problemi, infermierja në mes të natës mori urdhrin e pezullimit. Nëse do të vazhdohet kështu, të gjithë duke filluar nga unë, me një sajesë , me një letër apo me një mesazh anonim mund të diskreditohet në vendin e tij të punës. Duhen gjetur rrugë të tjera për të luftuar korrupsionin”.

I pyetur nëse Ministria ishte konsultuar me Urdhrin e Infermierit për rastin e fjalë, Skënderi thotë se jo, pezullimi i saj ishte vendim i ministrisë duke shkelur kështu një kompetencë që i përket ligjërisht Urdhrit të Infermierit.

Gjithashtu ai dënon edhe reagimin e ministrisë e cila, sipas tij, mori një hap të gabuar duke e goditur edhe një herë tjetër infermieren, me pezullim nga puna.  Këtë “krisje” të marrëdhënieve midis mjekëve dhe pacientëve Skënderi e lidh me dhunën mediatike dhe shtetëore që iu është bërë përgjatë këtyre ditëve bluzave të bardha.

“Kjo, – thotë ai, – i çon njerëzit e papërgjegjshëm ta çojnë më tej këtë dhunë psikologjike duke e çuar në dhunë fizike, duke goditur, duke rrahur, duke gjymtuar personelin mjekësor.  Bluzat e bardha dhe personeli mjekësor nuk e meritojnë këtë sjellje, ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë në krye të detyrës. Kanë qënë në krye të detyrës edhe atëherë kur nuk ka pasur shtet në Shqipëri, edhe atëherë kur u është vënë automatiku te koka, ata kanë shpëtuar jetë njerëzore. Defektet dhe problematikat e sistemit nuk duhet t’ia faturojmë bluzave të bardha”.

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze