Urdhri i Mjekut: Vendimi i gjykatës për zgjedhjet, i marrë në zyrën e ministrit. Le të zbardhen tabulatet

Denisa Canameti

Fyerje! Kështu e ka cilësuar këshilli kombëtar i Urdhrit të Mjekut vendimin e Gjykatës Administrative për shpalljen të paligjshme të zgjedhjeve për kreun e Urdhrit. Të mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme, anëtarët e Këshillit Kombëtar diskutuan për vendimin e dhënë pas ankesës së njërës prej pjesëmarrëseve në zgjedhje e pikërisht drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Valbona Doçit.

Keshilli Kombetar“Gjëja më e paligjshme në zgjedhje ka qenë pikërisht pjesëmarrja e Doçit (e cila nuk kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj si drejtoreshë)”, u shprehën anëtarët e këshillit, ndërsa u deklarua se vendimi i gjykatës duket sikur është marrë në zyrën e ministrit të Shëndetësisë.

“Ministria ka ndërhyrë që në asamble, ku ka synuar shumicën, u shpreh kreu i Urdhrit, – Fatmir Brahimaj. – Para fushatës jemi telefonuar nga zyra e ministrit për ta pasur kujdes Doçin. Për një gjë të tillë, le të zbardhen tabulatet dhe të vërtetohet se një gjë e tillë është e vërtetë”.

Kreu i Urdhrit u shpreh se gjykata nuk ka marrë parasysh dokumentacionin dhe procesverbalet ku janë regjistruar zgjedhjet, ndërsa ministri e ka treguar armiqësinë e vet, ndërsa e ka pritur vetëm 4 muaj pas zgjedhjes në një aktivitet.

“Nëse Doçi i pa zgjedhjet e parregullta, pse vazhdoi të konkurronte?!” u shpreh Brahimaj. “Nëse do të kishte fituar, a do të ishte ankuar?” vijoi ai, ndërsa përmbylli se për rastin në fjalë ishin njoftuar ndërkombëtarët, të cilët kanë paralajmëruar përjashtimin nëse vazhdon ndërhyrja nga ministria.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak