Urdhri i ri: Kush hyn në Shqipëri nga Italia të vetëkarantinohet për 2 javë në të kundërt do penalizohet

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin në të cilin thuhet se të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID- 2019.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë.

Mozbatimi i këtij urdhri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali është e dënueshme sipas dispozitave të nenit 35 të Ligjit nr 15/ 2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Instituti I Shëndetit Publik dhe të gjithë strukturat përgjegjëse shëndetsore në të gjithë zonat ku janë personat e vetëkarantinuar.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025