Urdhri: Urgjencë për fëmijët në çdo qendër shëndetësore

urdherMinistri i Shëndetë sisë, Ilir Beqaj ka urdhëruar ngritjen dhe funksionimin e shërbimit për urgjencat mjekësore të moshës pediatrike në të gjitha qendrat shëndetësore të Tiranës.

Sipas urdhrit, përveç ditëve të javës, shërbimi mjekësor për trajtimin e rasteve urgjente të sëmundshmërisë fëminore do të organizohet dhe funksionojë edhe ditët e diela. Ndërkohë që, krahas mjekut të familjes apo të përgjithshëm, të dielën nga ora 8:00 deri 20:00, do të jetë në gatishmëri për këtë moshë edhe një mjek pediatër. Tashmë shërbimi i ri ka filluar në çdo qendër shëndetësore të Tiranës, ndërkohë që do të vazhdojë të ofrohet deri në datën 1 mars 2017.

Në këtë kuadër, drejtuesit e qendrave shëndetësore të Tiranës duhet të garantojnë dhe vënë në dispozicion barnat e urgjencës mjekësore për këtë grupmoshë, sipas listës standarde të barnave të parashikuar në Paketën Bazë të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor./BW

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025