Urgjenca e QSUT jashtë funksioni që prej dy muajsh, deputetja e PD thërret në Komision ministren Koçiu dhe zbulon pyetjet që do t’i bëjë: Jemi në situatë të paprecedentë!

Në orën 11:00, në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ministrja e linjës Albana Koçiu do të paraqitet për të dhënë sqarime në lidhje me Urgjencën e QSUT-së e cilës është jashtë funksionit që nga 11 shkurti, kur ra zjarr në katin -1 të godinës së Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja demokrate Zheni Gjergji është shprehur se Koçiu do t’u përgjigjet pyetjeve të saj rreth kësaj situate të paprecedentë.

Postimi i deputetes:

Në orën 11 në Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zj Albana Koçiu do t’i përgjigjet pyetjeve rreth skandalit të mosfunksionimit të Urgjencës Polivalente në QSUT, e cila ka mbi 2 muaj jashtë funksionit pas një zjarri të rënë në katin -1 të godinës së Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Në këtë situatë të paprecedentë, në mungesë transparence, përgjegjëshmërie dhe mungesë llogaridhënie të qeverisë, në përmbushje të detyrës sime si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 90 dhe pikës 1 të nenit 93 të Rregullores së Kuvendit, parashtroj këtë kërkesë me pyetje për Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale Znj. Albana Koçiu dhe kërkoj që përgjigjen e kësaj kërkese ta marrë pranë Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë për sa vijon:

  1. A jeni në dijeni për mos ofrimin e shërbimit të urgjencës për pacientët që i drejtohen Urgjencës së QSUT prej 11 Shkurtit 2024?
  2. Çfarë masash keni ndërmarrë për vijimin e ofrimit të shërbimit të urgjencës për qytetarët pas situatës së zjarrit në mjediset e Urgjencës së QSUT?
  3. A ka ushtruar Ministria që ju drejtoni të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë për të ushtruar mbikqyrjen e nevojshme për shkaqet dhe pasojat pas zjarrit në Shërbimin e Urgjencës në QSUT?
  4. A jeni në dijeni se mbi cfarë urdhërash/vendimesh dhe me cfarë afatesh QSUT ka devijuar ofrimin e shërbimit të urgjencës nga QSUT tek “Spitali i Traumës” dhe “Spitali Shefqet Ndroqi-Sanatoriumi”?

Duke iu falenderuar për bashkëpunimin.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis