Urgjenca Pediatrike në QSUT rekord vizitash, prindërit: Shtimi i mjekëve emergjencë

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend.Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin 19 mijë persona.

Virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera.

Mjekët pediatër po përballen me fluks të lartë vizitash në javën e fundit. Problematikat shëndetësore tek të vegjlit janë disa, por predominojnë virozat, dhe gripi që ka nisur qarkullimin sezonal. Temperatura sipas mjekëve është ajo që po i mundon më shumë të vegjlit.

Mjekët pediatër, thonë se qarkullimi i shumë viruseve dhe mbivendosja e tyre po e vështirëson më shumë situatën shëndetësore tek disa fëmijë. Mes pacientëve të vegjël nuk mungojnë as rastet e bronkopneumonive dhe pneumonive, që kërkojnë trajtim të zgjatur , ndonjëherë edhe shtrim në spital.

Sipas familjarëve tek Urgjenca Pediatrike janë vetëm 2 mjekë dhe 2 infermierë, të cilët nuk përballojnë fluksin dhe radha ka shkuar shumë e gjatë, ndaj bëjnë thirrje për shtim të mjekëve për të shmangur pritjet e gjata me fëmijët në krah.

Situata e rënduar pohohet edhe nga vetë mjekët, të cilët deklarojnë se numri i vizitave për një mjek në poliklinikë, ndonjëherë kalon mbi 50.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë