Ushqimet e duhura për një bark të sheshtë

Vezët: përmbajnë vitaminë B12 për të cilën trupi ka nevojë për të kontrolluar yndyrën në gjak. Sipas studiuesve të “Louisiana State University” njerëzit që hanë për mëngjes vezë, humbin peshë më shumë se ata që nuk i konsumojnë. Keni kujdes, më përpara duhet të bisedoni me doktorin për të parë nivelin e kolestrolit në gjak.

avokaddAvokado: janë burim fibrash (11-17) gram për 1 avokado), ndihmojnë në reduktimin e urisë. Një gjysmë avokado në ditë është e mjaftueshme.

Vaji i ullirit: gjithkush ka nevojë për pak yndyrë pasi kontrollon më së miri urinë. Mos konsumoni vajra të tjera bimore, vaji i ullirit është i këshillueshëm.

Bajamet: 24 bajame në ditë rekomandohen nga dietologët. Një studim i “Universitetit Purdue” ka treguar se njerëzit që hanë bajame, ndihen më të ngopur se ata që hanë ëmbëlsira, pa u shëndoshur. Evitoni bajamet të cilat janë shumë të kripura, pasi kripa ngre presionin e gjakut.

Çaj jeshil: është i pasur me antioksidues dhe përshpejton tretjen. Në zezonin e verës mund t’i shtoni çajit të përgatitur në shtëpi edhe 2 kuba akull.

Sallata jeshile (marule, spinaq, lëmpieta, rukol): përmban fibra. Konsumoheni përpara drekës dhe do të hani më pak ushqim./Marie Claire/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe