Ushqimet e humorit

Blerina Bombaj, dietologe

Si studimet ashtu edhe përvoja tregojnë pa asnjë dyshim se ushqimi ndikon në mënyrën si ndjehemi. Disa fëmijë janë më të prirur të ndikohen në gjendjen e tyre shpirtërore nga ushqime të caktuara sesa disa të tjerë. Ja disa nga lidhjet – ushqim- humor:

  • Karbohidratet që qetësojnë: fasulet, frutat dhe drithërat integrale janë sheqerna që na relaksojnë pasi nuk shkaktojnë luhatje drastike të sheqerit.
  • Karbohidrate që na acarojnë: ëmbëlsirat e pasura në sheqer të bardhë, krem pastiçerie, miell të bardhë dhe yndyra të tipit margarinë shkaktojnë shpesh luhatje të humorit siç shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak.
  • Ushqimet e inteligjencës: Fëmijët që kanë mungesë hekuri sidomos në 2 vitet e para të jetës janë të prirur të kenë IQ më të ulët. Hekuri i ulët në gjak lidhet drejtë për drejtë me ulje të kthjellësisë së mendjes dhe me gjendje të irrituar të fëmijës. Është parë se me korrigjimin e nivelit të hekurit në gjak vjen përqendrim më i mirë dhe performancë më e kënaqshme në mësime. Mishi i viçit, gjethet e panxharit, patatet e vogla me lëkurën e tyre, stafidhet dhe thjerrëzat janë burim i mirë i hekurit.
  • Ushqimet e “gëzimit”: shumë nga ne ndihen mirë pas konsumit të një çokollate, një gote qumësht, një bananeje apo dhe gjetheve jeshile si rukola, spinaqi etj, pasi ato shkaktojnë çlirimin e neurotrensmetuesve si dopamina, serotonina që lidhen me gjendje të pëlqyeshme të humorit.
  • Ushqimet e “mërzisë”: Disa persona ndjehen të trishtuar pas konsumit të një ushqimi shumë të yndyrshëm ose shumë të sheqerosur.

Fëmijë të ndryshëm kanë reagime të ndryshme. Prindërit duhet të marrin rolin e dedektivit për fëmijët e tyre për të konstatuar ushqimet që e ndihmojnë atë të ndjehet mirë dhe I aftë të përqendrohet e të mësojë./ Shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe