Ushqimet më të mira dhe më të këqija për sëmundjen e syve nga tiroidja

Sëmundja e syve nga tiroidja (TED) është një gjendje autoimune e njohur gjithashtu si sëmundja Graves. Ndodh kur sistemi imunitar shkakton një mbiprodhim të hormoneve tiroide, dhe të njëjtat autoantitrupa çojnë në dëmtimin e indeve të shëndetshme rreth syve. Simptomat e zakonshme janë ënjtja, fryrja dhe tharje e syve. Ndërsa nuk ka një dietë përfundimtare për sëmundjen e syrit të tiroides, disa mund t’i përmirësojnë ose përkeqësojnë simptomat.

Sëmundja e syve nga tiroidja - MedLink

Ushqimet që mund të ndihmojnë

Frutat, perimet dhe arrat që përmbajnë antioksidues mund të forcojnë sistemin imunitar dhe potencialisht të përmirësojnë simptomat TED. Konsideroni të përdorni më shumë prej tyre në vaktet dhe ushqimet tuaja, duke përfshirë:

  • Manaferrat (boronicat, mjedrat,)
  • Domate
  • Specat
  • Patate e ëmbël
  • Kale
  • Brokoli
  • Spinaqi
  • Karotat
  • Arra

Ushqimet që mund të dëmtojnë

Kripa. Kripa përkeqëson mbajtjen e lëngjeve dhe ënjtjen. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) jep këto këshilla për të reduktuar natriumin në dietën tuaj:

  • Zëvendësoni kripën me hudhrën dhe erëzat e tjera kur gatuani
  • Blini ushqime të konservuara dhe të ngrira pa kripë
  • Kërkoni ushqime me etiketa që thonë natrium të reduktuar dhe natrium të ulët
  • Shmangni ushqimet e përgatitura me më shumë se 600 miligramë natrium

 

Tregoni kujdes dhe për sasinë e jodit që merrni . Ndërsa të gjithë kanë nevojë të marrin pak jod përmes ushqimeve si peshku ose bulmeti për të prodhuar hormonin e tiroides, ata që kanë një tiroide tepër aktive nuk kanë më nevojë për jod. Shtimi sa më shumë i jodit përmes ushqimeve me përmbajtje të lartë jodi si ushqimet e detit dhe sushi mund të shkaktojnë probleme.

 

Në përgjithësi është një ide e mirë të shmangni ushqimet e skuqura dhe ushqimet me sheqer të shtuar. Ata nuk kanë vlerën ushqyese që ju nevojitet për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Provoni bukë me drithëra dhe makarona në vend të bukës së bardhë. Piqini ose ziejini ushqimet në vend të skuqjes.

 

Disa njerëz me TED përfitojnë nga adoptimi i një diete me pak karbohidrate dhe pa gluten të pasur me fruta dhe perime. Lidhja nuk është plotësisht e qartë, por afërsisht gjysma e atyre që kanë TED gjithashtu kanë sëmundje celiac, një ndjeshmëri e rëndë ndaj glutenit. Ushqimet e zakonshme që përmbajnë gluten përfshijnë:

  • Gruri
  • Elbi
  • Thekra
  • Majaja e birrës

Mund ta zbuloni nëse keni këtë sëmundje me një test të thjeshtë gjaku.

 

Pirja e duhanit gjithashtu i përkeqëson simptomat e TED, ndaj këshillohet lënia e duhanit për njerëzit që vuajnë nga tiroidja.

 

Mund të konsultoheni gjithashtu me një nutricionist ose dietolog për të ndjekur një dietë të shëndetshme që ndihmon në lehtësimin e simptomave nga TED.

Burimi: CNN Health/Përshtati në shqip për Shëndeti.com.al: Anjela Hajdari

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit