Kryefaqja Box 2 Ushqimet më të mira për ju

Ushqimet më të mira për ju

0
Shpërndaje

Blerina Bombaj, dietologe

U thoni po:

Vajit të ullirit: Vaji i ullirit ekstra i virgjër është yndyrë e cila na ndihmon të mos dhjamosemi në bark! Këto acide lyrore kanë efekt pozitiv në metabolizëm, prandaj preferoni të gjitha gatimet tuaja me vaj ulliri!

ver1Sallatës ruse: me fasule, bizele, karrota dhe me majonezë të bërë vetë, kjo sallatë është shumë e shëndetshme, sepse edhe na ngop – edhe na ushqen me pak kalori!

Mishit të bardhë: vendosni porcione të bollshme të mishit të bardhë në pjatën tuaj pasi në këtë mënyrë do të ndjeheni të ngopur ndërkohë që metabolizmi juaj do të punojë më shpejt për të tretur proteinat që përmbahen te mishi.

Domateve dhe qepëve: përmbajnë mineralin krom i cili ndihmon në metabolizmin e sheqernave.

Ëmbëlsirave me kanellë: kanella ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Verës së kuqe: konsumi me masë i verës së kuqe, si p.sh.: 1-2 gota në ditë (jo çdo ditë), ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe në parandalimin e rritjes së kolesterolit në gjak!

Stevias: është sheqer pa kalori i cili prodhohet nga bima e Stevias dhe është alternativë shumë e mirë e sheqerit për ëmbëlsirat!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here