Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka
Dieta luan një rol kyç në balancimin e niveleve të hormoneve në trup, duke kontrolluar kështu humorin, nivelet e energjisë, tretjen, metabolizmin, dëshirën për aktivitet seksual dhe ngadalësuar procesin e plakjes.
Me siguri e dini që pjesa më e madhe e karbohidrateve në dietën tuaj duhet të jetë komplekse, kështu trupi e ka më të lehtë t’i tresë dhe absorbojë. Por, e dinit që karbohidratet e mira mbajnë vezoret të shëndetshme? Këto karbohidrate, si patatet e ëmbla, orizi kaf dhe kuionoa, mbajnë të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalojnë rritjen e insulinës, duke krijuar një ambient të qëndrueshëm për funksionimin e vezoreve.
Perime të familjes së lakrës
Perimet si lakra dhe lulelakra ndihmojnë mëlçinë të metabolizojë estrogjenin, hormonin kryesor të gjunisë femërore që kontrollon ciklin mujor dhe mban nën kontroll nivelet e hormonit. Konsumi i tepër i fibrave mund të shkaktojë kapsllëk dhe probleme me tretjen, prandaj mos konsumoni më shumë se 1 kupë me këto perime në ditë
Salmon
Nuk keni përse të hani salmon çdo ditë, megjithatë duhet të jetë pjesë e dietës suaj. Salmoni është ideal sepse është i pasur me acide yndyrore omega 3, që ulin tensionin e gjakut dhe nivelet e triglicerideve.
Lëndët ushqyese tek salmoni kanë gjithashtu veti anti-inflamatore që ndihmojnë për mbajtjen e lëkurës të pastër, forcojnë kockat dhe mbrojnë dhëmbët. Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni 2 racione me salmon në javë.
Avokado
Avokadot janë të pasura me yndyra të mira, si acidet yndyrore omega 3, plus vitaminat kyçe E, K dhe C, të cilat balancojnë nivelet e estrogjenit. Sa i përket anës së bukurisë, yndyrat e shëndetshme tek avokadot ndihmon për ta mbajtur lëkurën e butë dhe të shndritshme.
Bajame
Bajamet janë yndyra të shëndetshme, të pasura me proteina, fibra dhe vitamina të rëndësishme. Ato janë gjithashtu përgjegjëse për mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak, uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe niveleve të kolesterolit. Përpiquni të konsumoni ¼ kupë (11 bajame) në ditë.
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Kjo mbretëreshë e yndyrave të shëndetshëm përmban yndyra të pangopura dhe acide yndyrore omega 9, si dhe vitamina të rëndësishme dhe antioksidues.
Vaji i ullirit mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, ul tensionin e gjakut dhe rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
Një tjetër studim i publikuar tek ‘British Journal of Nutrition’ zbuloi se një dietë e pasur me vaj ulliri mund t’i zbërthejë qelizat e yndyrës më shpejtë. Shtoni 5 lugë çaji në vaktet tuaja çdo ditë.
Kos
Bakteri i shëndetshëm tek kosi (probiotikët) mban zorrën të shëndetshme duke balancuar nivelet e estrogjenit, tiroides dhe fitoestrogjenit. Ai është sidomos i rëndësishëm nëse po kaloni në fazën e menopauzës. Laktobacilus (një bakteri në formë kallami që prodhon acid laktik nga fermentimi i karbohidrateve) është probiotiku më i zakonshëm, i cili kontrollon intolerancën ndaj laktozës, gazrat, diarrenë dhe problemet e tjera me tretjen.
Burimi: PureWow/ https://shendeti.com.al/


