Ushqimet që ju ndihmojnë të shmangni alergjitë e pranverës

Ngrënia e më shumë mollëve dhe qepëve mund t’ju ndihmojë të shmangien e alergjisë së etheve të barit këtë pranverë, thonë ekspertët. Gjendja – e njohur edhe si rinitit alergjik shkaktohet kur një fluks polenesh dhe marimangash pluhuri lëshohen në ajër si pjesë e ciklit të tyre riprodhues.

Reaksionet alergjike mund të përfshijnë kruajtjen e syve, rrjedhjen e hundës, teshtitjen dhe kollën, dhe në përgjithësi trajtohen me antihistamine – medikamente që lehtësojnë simptomat e alergjisë, duke bllokuar kimikatet e histaminës në trup, që shkaktojnë reaksionin.

Dekongestantët dhe kortikosteroidet e hundës janë gjithashtu të disponueshme pa recetë.

Megjithatë, një studim i vitit 2022 zbuloi se ngrënia e ushqimeve të pasura me kuercetinë – një antioksidant, që gjendet natyrshëm në disa fruta dhe perime – mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të alergjisë, duke penguar lirimin e histaminës.

“Ushqimet e pasura me kuercetinë, si mollët, qepët dhe brokoli, kanë veti anti-inflamatore dhe anti-alergjike”, thotë Rhysa Phommachanh, specialiste shëndetësore në Landys Chemist./Dailymail

 

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni