Gjalpë dhe pite, supë dhe sallatë, spageti dhe qofte. Ka disa parime klasike që kurrë nuk do të shkojnë jashtë stilit. Por disa gabime në kombinimet e ushqimeve mund të prishin shijet e tyre dhe njëkohësisht t’ju dëmtojnë shëndetin. Kombinoni ushqimet që ju sugjerojmë dhe do të merrni të gjithë ushqyesit e nevojshëm për trupin brenda pak kohe.
Fasule e zezë dhe speca të kuq: fasulet e zeza janë burim i mirë i hekurit. Nëse I kombinoni edhe me ushqime të pasura me vitamina C- si: piper i kuq, speca të kuq mund të rritet thithja e hekurit nga trupi.
Oriz, qepë, hudhra: Një studim i vitit 2010 në një Revistë Bujqësore, gjeti se shtimi i hudhrës dhe qepës te ushqimet e gatuara rrit aksesin e hekurit dhe zinkut në trup. Mund ti shtoni edhe si përbërës në sanduiç.
Vaj ulliri, domate, borzilok: janë kombinime shumë të shijshme që mund të përdoren për të përgatitur brusketa ose si salcë për makarona. Kur vaji i ullirit shoqërohet me domate, mund t’ju japë përfitime të shumta shëndetësore, mbi të gjitha është tepër e thjeshtë për tu përgatitur.
Peshk dhe sallatë jeshile: ju ndihmon në marrjen e vitaminës D. Lëkura e zhveshur e ekspozuar ndaj diellit shkakton prodhimin e vitaminës D në trupin tuaj, por gjithashtu mund të merrni atë duke ngrënë ushqime të caktuara, duke përfshirë edhe peshk . Peshkun mund ta tiganisni ose ta piqni në zgarë, rekomandohet të shoqërohet më sallatë jeshile (marule) për më shumë përfitime shëndetësore.
Brokol dhe domate: nëse kombinoni këta dy përbërës sapo keni përgatitur një ilaç të mirë për luftimin e kancerit. Sipas studimeve, ky kombinim lufton me 52 % mundësinë për tu prekur nga kanceri. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


