Ushqimet që konsumohen në përditshmëri, që mbështesin shëndetin tuaj mendor

Ka ushqime që mund të dëmtojnë shëndetin mendor, ashtu siç ka edhe ushqime që e ndihmojnë atë.

Në këtë artikull ju njohim me disa nga ushqimet që konsumohen në përditshmëri, të cilat mbështesin shëndetin tuaj mendor.

Vezët: Të filloni mëngjesin tuaj duke konsumuar vezë, mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për t’u ndjerë më mirë. Të pasura me omega-3, zink, vitaminë B dhe jod, vezët jo vetëm që do t’iu ndihmojnë në ngritjen e humorit, por do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Vezët duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të mbështetur shëndetin mendor.

Arrat: Nëse po kërkoni për meze të lehtë për të ndihmuar shëndetin tuaj mendor, anashkaloni patatet e skuqura dhe në vend të tyre konsumoni disa arra. Arrat përmbajnë selen, i cili ka treguar se ul nivelet e ankthit, depresionit dhe të lodhjes.

Barishtet: Barishtet jo vetëm që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm, duke ulur kolesterolin, duke mbështetur shëndetin e kockave dhe duke ulur rrezikun e diabetit të tipit 2, por ato mund të luajnë një rol në përmirësimin e humorit. Këto bimë janë një burim i fuqishëm i folatit, i cili ndihmon në prodhimin e dopaminës, kimikateve të trurit që iu bëjnë të ndiheni mirë.

Produktet e detit: Edhe pse disi të nënvlerësuara, ushqimet e detit padyshim që janë të shkëlqyera për shëndetin mendor. Për shembull një racion me goca deti, siguron 30% të konsumit të rekomanduar ditor të hekurit. Siguron mbi 300% të vitaminës B12 dhe mbi 600% të zinkut, thonë ekspertët. Dhe janë këto lëndë ushqyese që janë thelbësore për shëndetin e trurit dhe prodhimin neurotransmetuesëve./ Healthline

Postime të ngjashme

Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes
Ushqimet më të mira me vitaminë A për shëndetin e syve, lëkurën, zemrën dhe veshkat
Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për organizmin, ushqimet ku gjenden