Ushqimet që kontribuojnë në rininë tuaj (kundër plakjes së lëkurës)

Mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për të arritur shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, përqendrohet në të ushqyerit tuaj. Ushqimet me efekte antioksiduese janë kryefjala kundër plakjes së lëkurës.

Ushqime lekura fytyra

Boronica: është një frut shumë i shëndetshëm që lufton plakjen. Boronica përmban antioksidues të shumtë që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe parandalimin e sëmundjes së alcajmerit. Ato janë mjaft të mira për të eliminuar inflamacionin, një ndër shkaqet kryesore që çon në plakjen e lëkurës.

Shalqiri: është i mbushur me antioksidues dhe ju ndihmon të ndiheni më të rinj. Në shalqi gjendet citrulinë, një antioksidues i cili ndihmon trupin në eliminimin e toksinave, nxit metabolizmin dhe mban sistemin imunitar të shëndetshëm. Shalqiri ka përmbajtje të lartë uji dhe e mban trupin dhe lëkurën të hidratuar.

Hudhra: për shkak të vetive të larta antioksiduese që mbart, hudhra vepron kundër infeksioneve të lëkurës pasi është anti-bakteriale, anti-virale dhe anti-fungale.

Vera: pirja e verës në mënyrë të moderuar (një gotë në ditë) mbron kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe humbjes së kujtesës, sëmundje këto që lidhen kryesisht më moshën. Vera e kuqe përmban resveratrol, një kompleks që mund të aktivizojë gjenet e lira që ngadalësojnë plakjen qelizore.

Limoni: është agrum i pasur me antioksidues dhe vitaminë C, ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe mban larg rrudhat.

Vaj kokosi: përdoreni në formë locioni trupi, sepse ka veti anti rrudhë dhe e bën lëkurën më elastike.

Veza: është një nga produktet më të përdorura në kozmetikë për shkak të acideve esenciale dhe mineraleve që përmban. Proteinat janë ushqyese thelbësore në ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e indeve të brendshme të trupit dhe muskujve.

Brokoli: është ushqim shumë i mirë që ndihmon kundra plakjes. I pasur me vitaminë C, ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe thatësinë e lëkurës.

Avokado: është një ushqim që përmban shumë përbërës kundër plakjes. Avokado përmban sasi të larta të vitaminës E, e cila ndihmon në arritjen e një lëkure sa më të pastër dhe pa rrudha. Ky frut ka përbërës që shërbejnë për të balancuar nivelet e pehashit në trup dhe krijon ekuilibër të brendshëm, gjë e cila çon në parandalimin e sëmundjeve dhe ju ndihmon të dukeni më të rinj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?