Ushqimet që luftojnë sëmundjet e zemrës (Video)

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Boronicat janë të pasura me antioksidues që luftojnë inflamacionin. Ky i fundit rrit rrezikun për atak ë zemër kur poshton arteriet. Për të parandaluar një gjë të tillë, konsumoni një filxhan me boronica çdo ditë. Mund t’i shoqëroni ato me kos ose drithëra.

Nëse nuk mund t’i gjeni boronicat e freskëta, mund të konsumoni edhe të ngrirat.

Panxhar

Panxhari është i pasur me përbërës të quajtur nitrate, që zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij. Mund të bëni një sallatë të freskët me panxhar ose një lëng të shijshëm me po këtë ingredient.

Frutat e thata

Yndyrat e shëndetshme për zemrën, proteinat dhe fibrat ulin rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Bajamet, arrat dhe lajthitë janë të gjitha të mira në këtë rast. Njerëzit që hanë një grusht fruta të thata 5 ose më shumë herë në javë janë 29% më pak të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës se ata që e shmangin konsumimin e frutave të thata.

Peshku i yndyrshëm

Acidet yndyrore omega 3 përmirësojnë kapacitetin kardiak gjatë stërvitjes.

Salmoni, sardenja, dhe peshku tuna janë të pasur me acide yndyrore omega 3.

Dy herë në javë hani një racion me peshk të yndyrshëm. Për drekë, zëvendësojeni sallatën me pulë me salmon ose peshk tuna të konservuar.

Bishtajoret

Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me fibra të tretshme, të cilat shpërbëjnë acidet në bile të formuara nga kolesteroli dhe i nxjerrin ato jashtë trupit. Merrni rreth 5-10 gramë fibra çdo ditë: një kupë me bishtajore siguron 2-6 gramë.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal