Dietologët ju sugjerojnë të konsumoni këto ushqime nëse doni të parandaloni fryrjen e stomakut:
Kastraveci: i pasur me ujë dhe sigurisht me shije të mirë është një nga ushqimet që parandalojnë fryrjen- thotë eksperti i ushqimit Xhoi Bauer.
Shalqiri: një shalqir përmban 100 kalori dhe sigurisht nuk është i pasur me sheqer. Lufton fryrjen dhe ju mban të hidratuar për një kohë të gjatë.
Banane: nëse keni ngrënë diçka të kripur para se të flini, provoni të hani një banane pasi sasia e lartë e kaliumit që ky frut përmban, do të ndihmojë të asimilimin e natriumit më shpejt ( natriumi ju bën të ndjeheni të fryrë).
Veza: një omletë më vezë është ajo që ju duhet. Është e mbushur me proteina dhe vepron si një diuretik duke parandaluar fryrjen.
Rrushi: përveç shijes të mirë është një frut që parandalon fryrjen dhe ju ndihmon të ndjeheni të ngopur.
Kosi: i pasur me proteina ndihmon në tretjen e ushqimit duke ju ndihmuar të përfitoni një stomak të shështë. Zgjidhni të konsumoni kos me përmbajtje sheqeri më pak se 20 gram, pasi nga sheqeri i tepërt mund të shtoni peshë.
Avokado: ju ndihmon të ndjeheni të ngopur dhe jo të fryrë.
Bajamet: të pasura me proteina parandalojnë fryrjen e stomakut./Cosmopolitan/Përgatiti: Elena Beta


