Ushqimet që nuk skadojnë për vite të tëra

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Në këtë postim do të paraqesim disa ushqime, që sipas FDA, nuk skadojnë për vite të tëra. Ja disa prej këtyre ushqimeve:

ton-peshkuOrizi: pavarësisht llojit të orizit, ai nuk skadon edhe nëse qëndron për vite të tëra në raft. Por kini parasysh që pakoja e orizit nuk duhet të jetë e hapur, por e mbyllur hermetikisht dhe e ruajtur në një vend të thatë. I vetmi lloj orizi që nuk përfshihet në llojet e orizit që nuk skadojnë për vite është orizi ngjyrë kafe i pasur me fibra. Ai përmban vajra që shkaktojnë prishjen e orizit pas rreth 6 muajsh.

Mustarda: mustarda e pahapur mund të qëndrojë deri në 3 vjet pa skaduar, sikurisht nëse ajo është në trajtë pluhuri.

Fasulet e thata: ndërsa versioni i konservuar i fasuleve është i përbërë nga shtesa natriumi dhe mineralesh të tjera, fasulet e thata nuk kanë përbërës shtesë. Nëse i vendosni në një enë të mbyllur hermetikisht, ato mund të qëndrojnë të paprishura deri në 1 vit.

Toni i konservuar: sipas USDA, produktet e konservuara me përmbajtje të ulët acide si perimet, mishi, peshku etj, mund të qëndrojnë pa u skaduar deri në 5 vjet. Kjo për shkakun se ato qëndrojnë sterile dhe e bëjnë të pamundur deportimin e baktereve të këqija në produkt.

Uthulla e bardhë: përshirë këtu uthullën e mollës apo uthullën Vietnameze janë super acidike. Kjo do të thotë që ajo mund të qëndrojë e paskaduar për disa vite nëse qëndron e mbyllur hermetikisht.

Kripa e detit: nëse ruhet në një vend të freskët edhe të thatë ajo mund të mbetet e freskët dhe pa skaduar për një kohë të pacaktuar. I vetmi përjashtim nga rregulli është kripa e jodizuar, e cila mund të zgjasë vetëm 5 vjet.

Ullinjtë: ullinjtë e hapur mund të qëndrojnë të paskaduar deri në 3 vjet.

Mielli i misrit: nëse ruhet një një ambient të ftohtë dhe të thatë, mielli i misrit është i sigurtë për t’u konsumuar për një kohë të pacaktuar.

Mjalti: është një nga priduktet natyrale më të mira, ka veti të fuqishme antivirale, antibakteriale dhe mund të qëndrojë i pa prishur për një kohë të gjatë të pacaktuar.

Ekstrakti i vaniljes: mund të qëndrojë i paskaduar deri në 2 vjet.

Farat Chia: nëse ruhen në një enë hermetike në frigorifer, ato mund të mbeten të sigurta për t’u konsumuar deri në 1 vit.

Kafja: mund të qëndrojë e pa skaduar deri në 2 vjet.

Sheqeri: mund të qëdrojë i sigurtë për t’u konsumuar deri në disa vite.

Burimi: TIME

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi