Ushqimet që rrisin mundësinë e ngjizjes së fëmijës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Çiftet të cilët kanë vendosur të bëjnë një fëmijë, paraprakisht duhet të njihen me disa informacione, ndër to edhe me ushqimet që duhet të konsumojnë për të rritur mundësinë e pjellorisë së tyre. Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj substancave kimike që përçajnë hormonet, radikalet  e lira që dëmtojnë vezët dhe cilësinë e spermës, dhe nga stresi që ka efekte negative në trup.femije

Studime të ndryshme kanë treguar se si cilësia e spermës dhe vezës ndikon gjatë shtatzënisë dhe në shëndetin e fëmijës. Ato sugjerojnë se mënyra e ushqyerjes së prindërve luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e fëmijëve. Prandaj duhet të keni kujdes me ushqimet që konsumoni, sidomos nëse po planifikoni të bëheni me fëmijë.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që rrisin mundësinë e ngjizjes së fëmijës:

Avokado- është i pasur me minerale, vitamina, yndyrë esenciale, proteina, karbohidrate dhe fibër. Ai është një burim fantastik i vitaminës E, që ndihmon në ngjizjen e fëmijës.

Panxhari – një burim i mirë i antioksiduesit resveratrol, i cili ndihmon në rritjen e pjellorisë tek njerëzit që janë në moshë madhore. Panxharët janë gjithashtu të pasur me nitrate, që njihen gjerësisht për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Salmoni – është i pasur me proteina dhe shumë lëndë ushqyese, sidomos acidet yndyrore omega 3. Studime të ndryshme kanë treguar se acidet yndyrore omega 3 janë shumë të rëndësishme në pjellorinë e femrës. Salmoni është gjithashtu i mirë për sistemin kardiovaskular, rritjen e funksionit të trurit dhe shëndetit të syve.

Vezët – janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese që duhet t’i konsumoni patjetër. Ato janë të pasur me choline, një lëndë ushqyese që ndihmon në zhvillimin e fetusit. Vezët gjithashtu janë të pasura me minerale dhe vitamina të ndryshme, dhe sigurisht janë një nga burimet më të mira të proteinës.

Arrat – përmbajnë vlera të ndryshme ushqyese që ndihmojnë në luftën kundër kancerit (ato ulin rrezikun për prekjen nga kanceri i prostatës dhe gjirit). Arrat janë gjithashtu të mira për cilësinë e spermës, madje sipas një studimi nga Shoqëria për Studimin e Riprodhimit tek UCLA, një grusht arar në ditë lidhet ngushtë me rritjen e vitalitetit dhe lëvizshmërisë së spermës. Këto fruta të thata janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega 3, vitaminës E, që është e mirë për shëndetin endometrial, si dhe me vitaminën B de proteina.

Shega – është e pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina C, Vitamina K, acidi folik dhe shumë vitamina dhe minerale të tjera. Ky frut ndihmon në parandalimin e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare, plakjes së parakohshme; ndihmon në forcimin e kockave dhe qarkullimin e gjakut, si dhe ka veti antiinflamatore.

Në Persinë e Lashtë shega njihej si simboli i pjellorisë, dhe vazhdon akoma të ekzistojë në disa shtete. Ndërsa studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i lëngut të shegës gjatë shtatzënisë parandalon dëmtimin e trurit të fëmijës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse