Uthulla e mollës dhe përdorimet e saj për çështjet shëndetësore dhe të bukurisë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Uthulla e mollës sidomos nëse është musht është përdorur për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore dhe estetike. Kohëve të fundit ajo po përdoret thuajse në të gjitha recetat natyrale për maskat e fytyrës dhe flokëve. Ajo po merr përdorim të gjerë edhe në kurat natyrale, madje edhe në pastrimin e shtëpisë. Ja disa nga përdorimet e dobishme të uthullës së mollës:

uthull moolleLehtëson dhimbjet e fytit: uthulla për shkak të vetive antibakteriale dhe antifungale ka aftësinë të luftojë mikrobet dhe bakteret. Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni 2 lugë uthull, përdoreni këtë metodë në formë gargare çdo 2 orë dhe dhimbjet e fytit do të reduktohen.

Lehtëson problemet me tretjen: nëse keni probleme me tretjen, provoni të pini një gotë ujë të vakët me një lugë çaji uthull molle.

Trajton problemet sinuse: uthulla e mollës është e pasur me vitamina B dhe E, kalcium, kalium, magnez etj. Të gjitha këto elemente pastrojnë mukusin dhe parandalojnë përhapjen e baktereve. Kombinoni një gotë ujë me një lugë uthull molle për të shpëlarë hundët.

Eleminon zbokthin: nivelet e larta të aciditetit në uthull balancojnë pH e kokës dhe parandalojnë rritjen e infeksioneve maja dhe baktereve. Kombinoni gjysmë filxhani me uthull molle në një gotë ujë dhe shpëlani kokën 1 herë në javë me këtë përzierje.

Heq lythat: me një copë pambuku lyeni lythat 2- 3 herë në ditë derisa ato të zhduken tërësisht.

Eleminon erën e keqe të këmbëve: në një legen me ujë të ngrohtë hidhni një filxhan me uthull molle. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në eleminimin e erës së keqe.

Neutralizon aromat e këqija në shtëpi: në një shishe sprucuese hidhni një filxhan uthull molle dhe ujë. Spruconi shtëpinë dhe erërat e këqija do të neutralizohen. Kjo mënyrë është shumë e mirë dhe për të hequr njollat në mobilje, hidhni pak uthull molle dhe fërkojini me një sfungjer. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi