Uthulla e mollës përmirëson diabetin

Ajo ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe menaxhimin e diabetit

Diabeti i tipit 2 karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak të shkaktuar nga rezistenca ndaj insulinës ose pamundësia për të prodhuar insulinë.

Sidoqoftë, edhe njerëzit pa diabet mund të përfitojnë gjithashtu nga mbajtja e nivelit të sheqerit në gjak në nivele  normal, pasi disa studiues besojnë se niveli i lartë i sheqerit në gjak është një shkak kryesor për plakjen dhe sëmundje të ndryshme kronike.

Mënyra më efektive dhe më e shëndetshme për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak është shmangia e sheqernve  të rafinuara, por uthulla e mushtit të mollës gjithashtu mund të ketë një efekt të dobishëm.

Hulumtimet sugjerojnë që uthulla ofron përfitimet e mëposhtme për sheqerin në gjak dhe nivelin e insulinës:

  • Një studim i vogël sugjeron që uthulla mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës me 19-34% gjatë një vakt të lartë me karbohidrate dhe të ulë ndjeshëm sheqerin në gjak dhe përgjigjen ndaj insulinës.
  • Në një studim të vogël në 5 persona të shëndetshëm, uthulla uli sheqerin në gjak me 31.4% pasi të hanin 50 gram bukë të bardhë.
  • Një studim i vogël te njerëzit me diabet raportoi se konsumimi i 2 lugë gjelle uthull molle para gjumit zvogëlonte sheqerin në agjërim në gjak me 4% mëngjesin tjetër.
  • Studime të shumta të tjera te njerëzit tregojnë se uthulla mund të përmirësojë funksionimin e insulinës dhe të ul nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies.

Mjeket specialist   thonë se është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos e zëvendësojnë trajtimin mjekësor me produkte shëndetësore të paprovuara.

Sidoqofte nëse jeni duke marrë ilaçe për uljen e sheqerit në gjak, konsultohuni me mjekun specialist  përpara se të rritni konsumimin e çdo ushqimi.

Por uthulla e  mushtit te  molles  ka treguar efekte  shume të mira  për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe duke ndihmuar në uljen e përgjigjeve të sheqerit në gjak pas ngrënies.

Marrë nga faqja në Facebook e mjekut Alket Koroshi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës