Vaginiti, çfarë është dhe cilat janë shenjat?

Spitali Villa Maria

Vaginiti është inflamacion i mukozës vaginale, me origjinë nga irritimi, infeksioni ose trauma të ndryshme.

Ky shqetësim gjen terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar nga zvogëlimi i aciditetit fiziologjik vaginal, i shkaktuar përgjithsisht nga terapitë hormonale (me bazë hormonesh, antibiotikësh, kontraceptivët oralë, patologjitë (diabeti), nga veshjet shumë të infeksione vaginalengushta. Shkaktarë të vaginitit mund të jenë bakteret e ndryshme (Gardnarela vaginalis, Trichomona vaginalis), kërpudhat (Candida albicans) etj..

Shenjat

Disa forma të vaginitit janë asiptomatike, format më të shpeshta janë pruriti dhe dhimbjet gjatë aktit të urinimit dhe aktit seksual. Shoqërohet me sekrecione vaginale si p.sh sekrecionet e bardha në rastin e Candida albicans.

Diagnostikimi

Analizimi i simptomave nëpërmjet vizitës gjinekologjike lejon vlerësimin e këtij çrregullimi. Shkaqet mund të indentifikohen me anën e ekzaminimit mikroskopik ose me kulturën e sekrecioneve vaginale.

  • Për më shumë informacion dhe rezervime:
  • Tel.: +355 (0) 42 40 80 20
  • Mob.: +355 (0) 69 40 56 150 / +355 (0) 69 40 56 151
  • Spitali Villa Maria, Tiranë – dedikuar shëndetit dhe cilësisë së jetës!

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale