Vaji i mentes, ja si mund të përgatitet në shtëpi

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Ashtu si vaji i shumë bimëve të tjera, edhe vaji I mentes është shumë i dobishëm për shëndetin tonë. Pothuajse i gjithë trupi ynë ka përfitime nga përdorimi i tij, si i jashtëm ashtu edhe i brendshëm. Ja si mund ta përgatitni këtë vaj dhe për çfarë mund ta përdorni:vaji i mentes

Përgatitja:

  • Merrni gjethet e mentes. Sigurohuni që të jenë të freskëta, në ngjyrë të gjelbër me shkëlqim dhe të mos kenë asnjë pjesë ngjyrë kafe.
  • Lajini gjethet e mentes dhe lërini të kullojnë.
  • Thajini gjethet me anë të një letre kuzhine.
  • Nxirrni vajin nga mentja. Këtë mund ta bëni në dy mënyra, ose t’i grini gjethet e saj, ose t’i shtypni me anë të një çekiçi.
  • Vendosini gjethet në një kavanoz. Më pas atyre mund t’u shtoni edhe një vaj tjetër, më i këshillueshëm është ai i bajames (përgatitjen e të cilit mund ta gjeni këtu). Masën e krijuar e mbajmë në ambient të ngrohtë për 24 orë.
  • Kullojmë vajin. Pas 24 orëve, me anë të një kullueseje, kullojmë gjethet e mentes.
  • Masën e vendosim në një kavanoz dhe këshillohet të përdoret deri në 6 muaj pasi është prodhuar. (Sasia e gjetheve të mentes nuk ka rëndësi, për një kavanoz mesatar vaji, mjaftojnë 3-4 degë menteje)

Vaji i përftuar mund të gjejë përdorim të gjerë në përditshmërinë tonë. Ai mund të përdoret kur kemi probleme me :

  • Tretjen
  • infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes
  • infeksionet e gojës dhe fytit
  • dhimbjen e kokës
  • dhimbjen e dhëmbëve
  • infeksionet bakteriale
  • dhembjet muskulare
  • kruajtjen
  • si ilaç për të larguar mushkonjat
  • gjethe menteje

Postime të ngjashme

Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës