OSHEE ka reaguar pas revoltës që ka shkaktuar raportimi i disa mediave për rastin e familjes Dervishi në fshatin Lekaj të Lushnjes, ku ndërprerja e energjisë elektrike kishte shkaktuar probleme për vajzën 7 vjeçare, e cila merr frymë nëpërmjet një aparati.
Ndërprerja e energjisë për familjen e varfër nga punonjësit e OSHEE e bënte të pamundur që vazja të vinte në punë aparaturën. Megjithatë, pas denoncimit në media dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, OSHEE njofton se energjia është rikthyer në familjen Dervishi.
Ndonëse ky institucion pretendon se energjia është rikthyer përpara se lajmi të publikohej nga televizionet ditën e sotme, fakti është se kjo familje kishte 10 ditë që nuk kishte energji në shtëpi.
Reagimi i OSHEE:
Ne lidhje me rastin e familjes Dervishi ne fshatin Lekaj te Lushnjes, Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike (OSHEE Sh.A), sqaron se:
Familja ka kontrate me OSHEE me nr. 49339, ne emer te Shahe Dervishi.
Te dhenat ne sistem tregojne se prej vitit 2010, abonenti ka krijuar debi ndaj OSHEE, edhe pse vlera mesatare e konsumit mujor eshte 1 mije leke.
Te henen, date 20 gusht, pasdite i eshte prere energjia elektrike, por me tu njohur me rastin, kur nuk kishin kaluar me shume se 24 ore, familjes iu lidh energjia elektrike (ende pa dale kronika ne TV).
Sqarojme se familja Dervishi ka qene ne fokus te mbeshtetjes nga ana e OSHEE Lushnje, por cdo problematike te mundshme dhe do te vijoje te ndihmohet, sikurse OSHEE ka bere me mbi 70 mije familjet, te cilet kane pranuar te lidhin aktmarreveshje te perfitimit social permes paketave lehtesuese te pageses se faturave!/shendeti.com.al

