Vaksina antiCOVID-19: Adoleshentët dhe të rinjtë

A mund ta përhapin adoleshentët COVID-19 te njerëzit e tjerë edhe nëse kanë simptoma të lehta ose aspak?

Përgjigjja është po. Njerëzit e infektuar në të gjitha grupmoshat, përfshirë adoleshentët mund ta transmetojnë virusin te njerëzit e tjerë, edhe nëse ata kanë simptoma të lehta ose nuk ndihen të sëmurë.

Virusi përhapet nga personi në person përmes grimcave të lëngshme si aerosolet (më të vogla) dhe pikat (më të mëdha) nga hunda ose goja të cilat përhapen kur një person me COVID-19 kollitet, teshtin ose flet. Njerëzit mund të infektohen me COVID-19 nëse marrin frymë nga këto pika nga një adoleshent i infektuar me virusin.

Prandaj, është e rëndësishme të qëndroni të paktën 1 metër larg nga të tjerët. Këto pika mund të ulen në objekte dhe sipërfaqe. Njerëzit më pas mund të infektohen duke prekur këto objekte ose sipërfaqe, dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën e tyre.

Shoqata Together for Life, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

 

 

Postime të ngjashme

Administrata e Trump bën gati planin, hiqet vaksina e Covid-19 për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, nga plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid
“Kujdes me antibiotikët”, mjeku Harxhi për situatën e gripit: Kurba është në rritje
Shpërthimi i infeksioneve, gripit dhe Covid-19, Spanja rikthen përdorimin e detyrueshëm të maskave
Covid-19 rikthehet edhe në Shqipëri, 30% e rasteve dalin pozitivë
Çfarë duhet të dini për COVID-19 asimptomatik
Varianti i ri i Covid, OBSH e alarmuar: Rreziku është i ulët, por po përhapet me shpejtësi në disa vende
Vaksinat po mbeten stok, skadojnë në fund të muajit! Nuk ka shumë vaksinime anti-covid