Vaksina e tretë, mbi 60 vjeç/ Fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore do vaksinohen

Nisur nga rastet që janë riinfektuar me Covid komiteti i imunizimit ka marrë vendim që edhe në Shqipëri të nisë të aplikohet doza e tretë e vaksinës e cila mund të jetë e ndryshme nga dy dozat e para që kanë marrë. Po kështu, do të vaksinohen ndaj Covid fëmijë mbi 12 vjeç, të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore.

Fëmijët do të aplikojnë vetëm vaksinën Pfizer, pasi për këtë vaksinë janë bërë shumë studime dhe ka më shumë të dhëna për ti përdorur tek fëmijët. Ndërsa, personat mbi 60 vjeç mund të bëjnë kombinime sipas rekomandimit të mjekut.

Kombinimi i vaksinës për grup moshën 60 vjeç do të bëhet dhe në varësi të vaksinave që janë në gjendje. Si fillim do të nisë doza e tretë tek mjekët, mësuesit e policët, për të vijuar sipas kalendarit që është përcaktuar më parë.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?