Vaksinë fruthi para shkollës/ ISHP: Asnjë fëmijë nuk do të pranohet pa kartelë vaksinimi

Situata e fruthit në Shqipëri duket të jetë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fillimin e këtij viti ku u shënuan qindra fëmijë të prekur.

Por ekspertë të Institutit të Shëndetit publik shprehin shqetësim me uljen e mbulesës vaksinale kryesisht në Tiranë pasi shumë prindër të cilët refuzojnë vaksinimin e fëmijës pa marrë në konsideratë riskun që merr përsipër nëse fëmija preket nga fruthi që në mos humbje jete, i shkakton verbëri apo shurdhëri.

“Kaq qytete që kemi, 0 raste. Është reduktuar numri në mënyrë drastike, por duhet rritur mbulesa vaksinale në Tiranë”, thotë Silva Bino.

Për të rritur mbulesën vaksinale , autoritetet shëndetësore deklarojnë se do të jetë strikt me drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të cilët nuk duhet të pranojnë asnjë fëmijë nëse nuk kanë dorëzuar kartelën e vaksinave .

“Asnjë fëmijë nuk do të pranohet këtë vit nëse nuk bën të gjithë kalendarin e vaksinimit pasi jo vetëm mbron veten, por edhe fëmijët të cilët për arsye shëndetësore nuk mund ta bëjnë vaksinën’, thotë Bino.

Bino shpjegon se ky proces do të monitorohet në mënyrë rigoroze dhe për drejtuesit që shkelin ligjin do të ndëshkohen me gjobë. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive u tërheq vëmendjen edhe institucioneve private të cilët sipas saj një vit më parë nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Në fillim të ketij vit fruthi shkaktoi disa viktima foshnje dhe të rritur të cilët ishin të pavaksinuar dhe u infektuan nga virusi vdekjeprurës./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni