Vaksinim 90 ditë pas infektimit/ Çfarë duhet të bëjnë personat që u infektuan pas një doze vaksinimi

Pas shqetësimit të ngritur nga OBSH se Omicron do të përhapet shumë në muajin janar, qytetarët po interesohen për dozën e tretë të vaksinës, por shumë prej tyre nuk janë të qartë në rastet që kanë kaluar Covidin dhe janë të vaksinuar.

Ursina Hajdini, mjeke në Qendrën shëndetësore nr. 2 u shpreh: “Kur e kanë kaluar ndërmjet dy dozave të vaksinës apo pas dozës së dytë duhet bërë vaksina 30-90 ditë nga Covidi.

Ka një përjashtim për pacientë që janë trajtuar me antitrupa gjatë kalimit të sëmundjes.

Pjesa më e madhe e qytetarëve që kërkojnë dozën e tretë të vaksinës dhe më parë kanë marrë dy doza Coronavac preferojnë kombinim menjë vaksinë të njohur Agjencia Europiane e Barnave.

Një pjesë e qytetarëve preferojnë kombinim për shkak të mbrojtjes më të madhe ndërkohë që të tjerët shpresojnë që mund t’u njihet për të udhëtuar jashtë Shqipërisë ndërkohë që nuk ka një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet