Valbona: Sekretet e shëndetit, këshilla brez pas brezi

ValbonaMezini_02Aishe Thartori

Valbona Mezini është një figurë e njohur e ekranit. Prej shumë vitesh ajo jep lajmet në televizionin publik shqiptar TVSH. Ndaj nuk është e çuditshme që fytyra e saj të duket miqësore që në momentin e parë që e sheh. Dhe Valbona nuk ngurron të të buzëqeshë në momentin që sytë të shkojnë tek ajo. Siç thotë edhe vetë në një intervistë për “Shëndet+”, është një njeri i ndjeshëm që kujdeset për veten, por dhe që nuk i sheh dot të tjerët të vuajnë. Valbona, siç rrëfen, nuk sëmuret shpesh dhe vështirë madje, edhe në këto ditë të ftohta, që ta zërë gripi. Por cilat janë sekretet e saj për kujdesin? Merrini përgjigjet më poshtë:

Valbona, sa e kujdesshme jeni ndaj shëndetit tuaj?

Përshëndetje të gjithë lexuesve të gazetës së mirënjohur dhe aq të nevojshme “Shëndet Plus”. Në fakt,  duke qenë se jam fëmija i një prindi mjek dhe jam rritur në ambjentet shëndetësore si spital apo klinika, jam më shumë se kushdo e familjarizuar me rëndësinë që ka shëndeti për çdo njeri.

Mami për shumë kohë ka punuar në spital dhe më pas në klinikë dhe një pjesë të kohës unë e kaloja pranë leksioneve për shëndetin dhe pranë vizitave apo konsultave që mami bënte tek grupmosha të ndryshme, qoftë adoleshentë apo të rritur.

Edhe në familje, ime më është kujdesur shumë që çdo gjë të jetë e pastër dhe sterile, madje këtë “ves” e kam trashëguar edhe unë. Por duke qenë se jam rritur në një qytet bregdetar dhe pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar pranë detit, kjo më ka dhënë mundësinë që të mos sëmurem. Në fakt, nuk di se kur ka qenë hera e fundit që jam griposur apo kam pasur temperaturë. Nuk sëmurem shpesh, dua të them se në fakt edhe unë si gjithë të tjerët jam thjesht pak më e kalitur. Nga nëna ime kam mësuar që vitaminën C dhe vajin e ullirit të mos e ndaj nga tavolina. Dhe konsumimi i sa më shumë litrave ujë.

Si është marrëdhënia juaj me mjekun?

Marrëdhënia me mjekun është e keqe. Sepse i kam frikë mjekët :). Në fakt, për një kohë të gjatë, deri sa u rrita, kisha frikë edhe nënën time, sepse që e vogël e kam parë vetëm me shiringa në duar duke bërë gjilpëra të sëmurëve si në klinikë, spital, por edhe në lagje se komshinjtë në këtë pikë na kanë rënë në qafë me orar pa orar (qesh).

Valbona Mezini 2Por në përgjithësi nuk para shkoj tek mjeku. Deri tani edhe për faktin se nuk më është dashur, por edhe për faktin se i ngjaj pak tim eti: më bie të fikët kur shoh shiringën. Kujtoj se kur isha fëmijë, diku në kopësht me ngjitën verdhëzën, hepatitin A. Kur ime më më diagnostikoi me këtë sëmundje, mbaj mend se u prek aq shumë, edhe pse u kishte shërbyer shumë fëmijëve me këtë sëmundje dhe i kishte shëruar, saqë qante pa pushim. Unë isha fare e vogël dhe sytë e saj me lot i kujtoj edhe sot. Ajo trishtohej gjithmonë sa herë në të vegjlit e saj sëmureshim qoftë edhe me grip.

Ndërsa unë jam fobike ndaj spitalit dhe “më zë gjaku”. Kjo është edhe arsyeja pse ime më nuk mundi të më bindte të studioja mjekësi dhe të trashëgonte tek unë profesionin e saj të dëshiruar të stomatologes apo mjekes.

Më kanë mjaftuar përvojat e saj tek të tjerët dhe kjo më ka bërë të kuptoja nëse do të isha apo jo e denjë për të ushtruar këtë profesion të nderuar, por që do përgjegjësi, guxim. Mbi të gjitha, unë kam “zemër të dobët”. Nga natyra jam e ndjeshme dhe nuk mund të mos vuaj kur dikush vuan.

Kryeni vizita mjekësore pa pasur probleme shëndetësore?

Vizitat e fundit shëndetësore ka qenë tek gjinekologia. Nuk kisha ndonjë arsye, por thjesht për të kontrolluar ecurinë e shëndetit në këtë pjesë. Sepse femra këto vizita i ka të domosdoshme dhe të nevojshme të paktën dy herë në vit. Ndërsa vizita të tjera nuk kam bërë kurrë, qoftë edhe ndonjë analizë apo edhe matur temperaturën. Siç ua thashë më lart, nuk mbaj mend kur jam sëmurur për herë të fundit.

Përdorni medikamente në momentin që keni shqetësime shëndetësore, jeni pro apo kundër përdorimit të tyre?

Shiko, unë s’kam pirë kurrë ilaçe, madje as koka nuk më dhemb. Nuk jam e prirur të përdor ilaçe dhe jam edhe vetë kundër tyre. Do të rekomandoja gjithmonë zgjedhje alternative, si: çajra bimorë për veshkat, sëmundjet e zemrës, mëlçinë apo stomakun. Unë jam fanatike e ushqimit të shëndetshëm, kjo edhe nga ime më si forcë zakoni. Në shtëpinë time askush nuk sëmuret. Jo se kemi një doktoreshë në shtëpi, por më shumë për faktin se ime më  është e zonja në të ushqyerit e shëndetshëm. Ajo kurrë nuk i përdor erëzat, salcën e domates, piperin në gatime.

Ime më nuk ndan nga gatimi vajin e ullit, mjaltin, peshkun dhe verën apo djathin kaçkavall. Këto janë ushqimet që në shtëpinë time jo vetëm që i gjen gjithmonë në tryezë, por i gjen me shumë tepri, saqë mua më duket se im atë ka ndërmend të hapë dyqan apo sikur ndonjë krizë ushqimore po afron dhe s’ka për të pasur më të tilla ushqime në qarkullim. (qesh)

ValbonaMezini_03Domethënë jeni pozitive ndaj mjekësisë popullore…

Mjekësia popullore për mendimin tim është zgjidhja e çdo sëmundjeje. Ajo është e ardhmja e kurimit të shumë sëmundjeve. Kombinimi i frutave dhe barërave apo sekrecioneve shtazore do të jenëçelësi i ndërhyrjeve për çdo sëmundje. Jam pro stimulimittë mjekësisë popullore apo alternative, e cila duhet bërë në të gjitha mënyrat, madje edhe duke u ngritur në nivel shkencor më të avancuar apo kërkimor për bimët  e shumta që rriten në tokën tonë e të cilat ne nuk i njohim. Në këtë drejtim është bërë fare pak dhe nuk jam dakord.

A mendoni se shqiptarët kanë një edukim të mjaftueshëm në lidhje me shëndetin?

Si popull trashëgojmë kulturë shëndetësore më shumë mungesa dhe orientim të gabuar. Kjo për faktin se nuk dimë ku të kërkojmë ndihmë dhe nuk e njohim trupin tonë. Leximi lë për të dëshiruar. Janë me dhjetëra të rinjtë që u mungon sensibilizimi për transmetimin e shumë sëmundjeve, madje edhe si përballohen ato psikologjikisht. Jemi neglizhentë për kontrollet shëndetësore ndërkohë që vendet europiane nuk të pranojnë në punë nëse nuk ke kontrolle të rregullta që të dëshmosh se je i aftë për punë. Shqiptarët shkojnë tek mjeku vetëm kur kanë dhimbje dhe kjo tregon se sëmundjet e tyre janë në faza të avancuara saqë s’ka doktor t’i marrë përsipër. Por këtu lidhet me faktin se ekonomikisht të përballosh faturat financiare është pak e vështirë. Shteti ka rolin e madh në këtë drejtim.

Keni realizuar ndonjë ndërhyrje kirurgjikale? Nëse do ta kishit të nevojshme do ta realizonit? Jeni pro apo kundër këtyre ndërhyrjeve?

Fatmirësisht nuk më është dashur të kryejë ndërhyrje kirurgjikale deri më tani. Jam totalisht kundër vetëm nëse do të kishte të bënte për jetë a vdekje. Do të provoja “ruletën” ruse.

Cilat janë ushqimet e juaja të preferuara dhe, a ju pëlqen të gatuani?

Më pëlqen shumë të gatuaj. Gatuaj për familjen time, kushërinjtë dhe miqtë. E bëj shpesh. Madje disa orë në ditë i kaloj në kuzhinë. Vdes të eksperimentoj me glikotë dhe shurupet. Pasioni im, glikoja me petale trëndafili dhe shurupi me gjethe borziloku. Nuk jam mishngrënëse. Kjo edhe për shkak të grupit tim të gjakut A, i cili nuk më lejon të ushqehem me mish apo produkte shtazore, vetëm me drithëra dhe agrume. Më pëlqejnë zarzavatet dhe frutat. Por gjithashtu edhe prodhimet e detit që i kam traditë familjare. Limonin kohët e fundit e përdor shpesh. Më kanë thënë se dobëson dhe po ia ndiej efektin…

Përsa i takon ushqyerjes, ndiqni ndonjë rregull apo hani çfarë të doni?

Nuk ndjek shumë rregulla. I vetmi rregull: nuk përdor shumë të skuqurat, përdor më tepër të pjekurat dhe të zierat. Gjalpin nuk e blej fare. Përdor shumë sallatën me pazi dhe shegë apo fruta të thata. Barishtet i përdor shumë me vaj ulliri apo limon.

ValbonaMezini_01Cili është mendimi juaj rreth suplementeve dietike? Vetë keni përdorur ndonjë të tillë?

Nuk kam mbajtur kurrë dietë. Ha atë që më shkon në mendje, por e kam edukuar mendjen që disa gjëra nuk duhen të konsumohen.

Merreni me sport për të qëndruar në formë?

I vetmi sport që praktikoj është deti, dhe e bëj në sezon vere, ndërsa palestrën kam kohë që e kam braktisur, sepse nuk më del koha për shkak të orareve të transmetimeve. Kam kohë që kam reduktuar edhe përdorimin e makinës, sepse jam e mendimit se ajo që konsumohet, duhet të digjet dhe duhen gjetur mënyrat. Por unë lexoj shumë dhe kjo më ndihmon të djeg kalori, sepse puna e mendjes konsumon më shumë kalori se çdo gjë fizike.

Një mesazh për të gjithë lexuesit e gazetës “Shëndet Plus”…

Për lexuesit kam një këshillë: hani çfarë të doni, por mos e teproni. Gjella me kripë, kripa me karar. Çdo gjë që tejkalon masën, është harram. Gjyshi im kishte një recetë: nga tavolina duhet të çohesh pa u ngopur. Këtë kam filluar ta praktikoj dhe ndjehem më mirë.

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit