Vapa shtoi rastet me meningit, mjekja: Infeksioni prek trurin dhe cipën e zemrës, kërcënuese për jetën

Temperaturat e larta, që na shoqëruan për afro dy javë, përveç problematikave të shumta kanë shkaktuar rritje të numrit të pacientëve me encefalit dhe meningit, ku ka pasur edhe humbje jete.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Profesore Najada Como, thotë se çdo ditë janë shtruar 1 apo 2 dy raste me infeksione të trurit, por nuk mbeten pas ato me infeksione të cipës së zemrës.

“Trendi është në rritje, ka edhe humbje jete. Temperaturat e larta janë favorizuese të infeksioneve, që fillojnë si të thjeshta, por agravohet deri duke kërcënuar jetën e personit”, tha Najada Como.

Meningit apo encefaliti ka prekur moshat nga 20 deri në 80 vjeç dhe në moshat e mëdha me diagnozë Parkinson apo Alzhaimer, ku nuk kanë munguar edhe humbjet e jetës.

“Si të gjithë infeksionet, që merret nga ajri, shenjat i jep nëpërmjet të vjellave, heqjes së barkut, prekjes së mushkërive ose të trurit”, tha mjekja për TCH.

Në Urgjencën e Shërbimit Infektiv ka fluks pacientësh, të cilët paraqiten me problematika të shumta.

Shefja e Shërbimit Infektiv këshillon qytetarët të rrisin kujdesin, sidomos në ditët me temperatura të larta, për të gjitha grupmoshat me dhe pa sëmundje kronike.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë