Çdo njeri ka raste që ka ndjerë nevojën për të konsumuar diçka të ëmbël. Por nëse e kërkoni me ngulm dhe në mënyrë të pashmangshme konsumimin e një ëmbëlsire apo një pije me sheqer, atëherë ka gjasa që të jeni të varur ndaj tij.
David Ludovig, autori i “Lufta ndaj ushqimeve” në Universitetin e Harvardit, në një studim shumë të detajuar, ka treguar se ushqimet me shumë sheqer, ushqimet si mielli i bardhë, niseshteja e rafinuar dhe patatja e bardhë kanë një indeks të lartë glicemik, që ngacmojnë një rajon të veçantë në tru të quajtur, i njohur si “baza zero” për varësinë konvencionale (si psh. varësia ndaj drogës, alkoolit, kumarit etj)
Sipas studimit, rreth 70% e njerëzve janë mbipeshë dhe të varur ndaj sheqerit sepse vuajnë nga mungesa e vullnetit për t’i shmangur këto ushqime dhe nga mungesa e përgjegjësisë personale.
Nëse jeni të varur ndaj sheqerit, shmangeni plotësisht atë (ose merreni në mënyrë natyrale nga frutat).
Ushqimet me sheqer stimulojnë të njëjtat zonat në tru, ashtu si droga dhe alkooli, dhe kjo është arsyeja pse thuhet se sheqeri duhet të mënjanohet plotësisht. Sheqeri, ashtu si dhe vartësit e tjerë mund të shkaktojë që njerëzit të humbasin kontrolli nmbi konsumin e tij.
Motoja që duhet të përdorni edhe në rastin e konsumimit të sheqerit është “çdo gjë duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar”. Nëse s’mund ta bëni këtë gjë, atëherë ka gjasa të jeni të varur ndaj sheqerit. Dhe ashtu siç një i droguar apo i alkoolizuar duhet ta shmangë plotësisht drogën apo alkoolin, atëherë dhe një i varur ndaj sheqerit duhet ta shmangë plotësisht atë.
Maturia në të ngrënë është e vetmja mënyrë që t’i bëni ballë këtij “rreziku”.
Si të minimizoni konsumimin e sheqerit?
Si fillim, duhet të shmangni plotësisht ushqime të tilla si:
– Pijet e konservuara, pasi janë një burim i tmerrshëm sheqeri dhe përveç kësaj shkaktojnë edhe sëmundje epidemike.
– Lëngjet e frutave, është e vërtetë që janë të shëndetshme dhe natyrale, por siç e përmendëm dhe më sipër, nëse nuk konsumohen në mënyrë të moderuar, janë një burim i lartë sheqeri dhe do ju rrisnin nivelin e sheqerit në gjak.
– Biskotat dhe ëmbëlsirat, kufizimi i kësaj kategorie duhet të bëhet në mënyrë maksimale.
– Produktet e pjekura dhe të paketuara, si biskota, amareta etj, janë burim i lartë karbohidratesh dhe sheqeri.
– Frutat e konservuara në shurup janë shumë të dëmshme. Në vend të tyre përdorni fruta të freskëta.
– Frutat e thata, konsumojini në mënyrë të moderuar sepse gjithashtu përmbajnë shumë sheqer.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi


