Varësia nga alkooli, në rritje tek të rinjtë, e veçanërisht femrat

alkoll2

Përdorimi i tepruar i pijeve alkoolike nga të rinjtë po bëhet një fenomen tejet shqetësues për bluzat e bardha. Janë me dhjetëra rastet që paraqiten çdo ditë në spital për ndihmë të specializuar sa i takon pirjes së alkoolit. Situata bëhet edhe më shqetësuese, veçanërisht në ditët e fundjavës. Mjekët e shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, vënë në dukje se krahas shtimit të rinjve që bien pre e alkoolit, një fenomen tjetër që po bie në sy është edhe rritja e numrit të përdoruesve në radhët e femrave. Shefi i shërbimit të Toksikologjisë, Zihni Sulaj sqaron se të rinjtë nën moshën 30 vjeç, përbëjnë gati 30 për qind të rasteve që shtrohen, sepse kanë probleme madhore të varësisë ndaj alkoolit. Më tej autoritetet shëndetësore sqarojnë se në repartin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, çdo ditë paraqiten 10 persona të alkoolizuar, ku një numër i madh i tyre janë adoleshentë. Ky numër, në ditë festash dhe sidomos gjatë fundjavës, kur të rinjtë dalin në mënyrë masive dyfishohet.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë