Varianti britanik i Covid-19 ka ardhur në Shqipëri! Shefja e ISHP: Nga analizat, është konfirmuar prania e mutacionit të ri

Shefja e ISHP Silva Bino, konfirmon se mutacioni i Covid-19  ka mbërritur në Shqipëri.

Pak më parë, në daljen publike të Komitetit, Bino ka thënë se nga analizat e kryera është konfirmuar prezenca e variantit të ri dhe në vendin tonë.

“Në Shqipëri janë identifkuar mutacione të Sars Cov-2 . Janë analizuar në mostra që kanë pasur një dyshim epidemiologjik.

Janë persona që kanë pasur kontakt me personat që ku është evidentuar mutacioni apo kanë qenë persona që kanë udhëtuar jashtë shteti, kanë ardhur në Shqipëri apo kanë qenë të reinfektuar, dhe persona që kanë ardhur nga survejanca e sëmundjeve të rënda respitatore, pra shtrime në të gjitha spitalet e vendit.

Këto janë 70 % të mostrave që kemi ekzaminuar ka rezultuar mutacioni B.1.1.7 që i përket variantit britanik. Ky mutacion shton transmetueshmërinë e virusit dhe përhapjen e tij”, tha Bino./newsbomb

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO