Kryefaqja Aktualitet Varianti Delta në Shqipëri/ Shtimi i numrit të infektuarve, Farmacisti: Rritje të...

Varianti Delta në Shqipëri/ Shtimi i numrit të infektuarve, Farmacisti: Rritje të xhiros ditore

0
Shpërndaje

Xhoana Çallaku

Pandemia e Covid-19 ashtu si në gjithë botën edhe në vendin tonë ka prekur dhe dëmtuar disa sektorë dhe industri në jetën sociale, por ndryshe ka ndodhur me industrinë e farmaceutikës. Farmacitë kanë patur një rritje të xhiros dhe fitimit. Në lidhje me këtë Gazeta “Shëndeti” ditën e sotme monitoroi nga afër disa Farmaci në kryeqytet. Farmacisti me iniciale E.H në Kombinat u shpreh se situata epidemiologjike në vend ka bërë të mundur rritjen e fitimit nga shitja e medikamenteve të ndryshme, krahasuar atë me periudhë para shfaqjes së COVID-19 në vendin tonë.

Pavarësisht se, farmacisti theksoi se pati një rënie të fitimeve gjatë muajit Gusht, por tashmë është rritur sërish vlera e fitimit në muajin shtator. Duke pasur parasysh edhe shtimin e numrit të të infektuarve me Covid-19 për shkak të mbërritjes së variantit të ri ‘Delta’.

“Tregu farmaceutik me shfaqjen e koronavirusit në vendin tonë, në Mars të 2019 ka sjellë një rritje në trendin e xhiros, pavarësisht se pati një rënie në muajin gusht, por sërish tani është rritur”, u shpreh farmacisti. I pyetur se cilat janë medikamentet më të konsumuara nga qytetarët duke pasur parasysh edhe situatën pandemike në vend, farmacisti u përgjigj: Medikamentet më të përdorura janë kryesisht anti-biotikët, holluesit e gjakut, aspirinat etj. Këta janë disa nga medikamentet që përdoren, kur qytetarët paraqiten me recetë të lëshuar nga mjeku, posacërisht për të luftuar Covid-19.

Por, për Gazetën “Shëndeti” farmacisti u shpreh se ka shumë qytetarë që drejtohen për të marrë medikamente pa rekomandim e një mjeku. Ndërkohë, sipas farmacistit qytetarët janë ndërgjegjësuar për masat mbrojtëse nga Covid-19, kryesisht mosha e tretë, pasi ai theksoi se këta janë target grupi që vijnë më shumë për të marrë masat mbrojtëse, si maska apo dezinfektuesin e duarve. Gjithashtu, ai sjelljen e kësaj grupmoshe, pra për të moshuarit për të marrë masat mbrojtëse ndaj Covid-19, e komentoi më shumë si ndërgjegjësim, por dhe si “frikë” pasi, u shpreh se mund t’u tremben sëmundjeve bashkëshoqëruese që mund të kenë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here