Varianti i coronavirusit Omicron ka pësuar ndryshim duke prodhuar një tjetër Mutacion, atë BA2 i cili ka një infektueshmëri 30 % më të lartë se sa Omicroni.
Ky variant i ri përveç se infekton më shumë ka ndryshuar edhe simptomat tek personi qe bie në kontakt me të. Më të vështirë e kanë të pavaksinuarit.
Skënder Brataj: Nuk mund të themi që është me agresiv se Omicroni. Ai prek aparatin tretës, diegie stomaku, të vjella, diarre si dhe rrugët e sipërme respiratore, por jo të na japë insuficienca respiratore deri humbje jete.
Ilir Alimehmeti: Kush ka imunizim nuk shfaq komplikacione të rënda, nuk po flasim këtu për një dhimbje gryke apo bllokim hundesh. Secili nga ne e di tanimë gjëndjen imunitare në familje.
Varianti i ri i Omicron, Ba2 ka rritur numrin e rasteve të infektuara në Evropë si Francë, Gjermani, Itali, së fundmi edhe në Greqinë fqinje. Ky variant infekton më shumë se sa edhe vetë Omicron. Në Shqipëri nuk vihet re rritje e numrit te te infektuarve, ndonëse ka dyshime dhe disa mostra janë dërguar për konfirmim në laboratorin e referencës. Por edhe nëse Ba2 mund të jetë i pranishëm në vendin tonë ekspertët duken optimistë, pasi thonë se një pjesë e mirë e shqiparëve e kanë kaluar coronavirusin dhe po kështu ka një përqindje të mirë të vaksinuar.
Skënder Brataj: Fatmirësisht të gjithë indikatorët edhe pse mund të këtë një rritje të lehtë janë të qëndrueshëm, kemi 2 -3 të shtruar në spital, janë diku tek 14 vetë.
Ilir Alimehmeti: Po të shikosh Shqipëri, Maqedoni, Kosovë janë në një situatë të qetë, ka pak raste. Kjo për shkak të imunizimit natyral dhe vaksnimit. Balkani mund të ketë më pak vaksinim se Evropa Perëndimore, por ka më shumë që e kanë kaluar sëmundjen.
Burimi: Top Channel

