Varianti Omicron/ Manastirliu: Mos humbisni vigjilencën, virusi është ende një realitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu në fjalën e saj në Kuvend i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e humbin vigjilencën, sepse virusi është ende një realitet aq më tepër pas shfaqjes së variantit Omicron.

21 muaj më vonë sfida e kësaj përballje me një emergjencë kaq të rrallë mbetet njësoj e vështirë. Ka testuar çdo hallkë të sistemit tonë shëndetësor, ka vënë në provë çdo pjesë të këtij sistemi. E kuptueshme është lodhja prej pandemisë. Por sado e gjatë të duket kjo përballje vigjilencën nuk duhet ta ulim dhe përpjekjet për të mbrojtur jetën e qytetarët duhet i intensifikojmë. Virusi është një realitet i painjorueshëm që po shtyn shumë vende perëndimor t’i kthehen masave më të ashpra se në fillim të pandemisë.

Falë punës së palodhur të sistemit shëndetësor ky nuk pësoi kolaps. I kemi bërë të gjitha këto duke patur përballë jo thjeshtë virusin, por edhe sulmet e akuzat që i kaluan edhe kufijtë e absurdit”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet