Vdekja e 16-vjeçares, 4 mjekë në prokurori. Prishën provat dhe zhdukën organet

“Mjekët më masakruan vajzën për të fshehur shkakun e vdekjes”, kështu rrëfehet babai i 16-vjeçares së ndjerë Kostandina Anagnosti, ndërsa depoziton kallëzimin.

Për vdekjen e Kostandinës, e cila ndërroi jetë në spitalin e Sarandës më 15 tetor të vitit të shkuar, nga shkaku i hemoragjisë cerebrale, sikur thanë mjekët, babai i saj, akuzon 4 ekspertë të Mjekësisë Ligjore, për heqjen dhe zhdukjen e organeve të vajzës kostandina anagnostisë tij, me qëllim fshehjen e shkakut të vërtetë të vdekjes.

Raporti i autopsisë në Greqi, konfirmon se vajzës i janë hequr disa organe, duke e bërë të pamundur përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Këto dokumente që hedhin dyshime të forta, i janë përcjell edhe Mjekësisë Ligjore në Tiranë, pasi 4 mjekë të saj, janë vënë nën akuzë.

Mbi katër mjekët e akuzuar, që janë, Prof. Dr. Elmas Shaqirit, Dr. Zija Ismailit, Dr. Admir Sinamatit dhe Prof. Fatos Haritos, akuzohen për shpërdorim dertyure, dhunim kufome, akt-ekspërtim i rrem dhe fshehje provash.

Kallëzimi penal ndaj tyre tashmë është depozituar në Prokurorinë e Tiranës, ku argumentohet përgjegjësia e tyre jo vetëm në shkakun  manipuluar të vdekjes, por edhe në zhdukjen e disa organeve, ku sipas mjekëve grekë e bëjnë të pa mundur shkakun e vdekjes së 16-vjeçares nga Saranda, shkruan Syri.net.

Raporti i mjekëve grekë: U ndryshuan kampionet e organeve

Instituti Mjekoligjor i Janinës ka kërkuar nëpërmjet ambasadës greke t’i vihet në dispozicion provat për të dalë në konkluzion të saktë lidhur me shkakun e vdekjes së 16-vjeçares.

Nga Instituti Shqiptar i Mjekësisë Ligjore janë vënë në dispozicionë kampione gjaku dhe pjesë të organeve.

Meqënse ekspertët grekë nuk kanë arritur në konkluzionin për të bërë ekzaminimin e këtyre kampioneve të ardhura nga Shqipëria, pasi këto kampjone janë dëmtuar dri në degradim, dyshimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Janinës i kanë detyruar ata të kërkojnë bërjen e analizës së ADN-së, më qëllim vërtetimi, se kampionetb e ardhura nga Shqipëria, i përkisnin 16-vjeçares Kostandina Aragnosti.

“Sipas ADN-së, rezultoi se kampionet e gjakut janë të njëjta. Si kampionet e Instititit ligjorë të Janinës, ashtu edhe ato të Institutit Shqiptar të Mjekësisë Ligjore. Ndërsa për pjesët e tjera të tupit, edhe organet e brendshmë nuk rezultojnë të njëjta. Çka do të thotë se veprimet e kryera nga ekspertët shqiptarë, janë bërë me dashje, për të fshehur të vërtetën e ngjarjes së 15 nëntorit të vititi 2014, ku humbi jetën e mitura Kostandina Anagnosti”, argumentohet në kallëzimin penal/ Syri.net

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim